Një situatë e tensionuar është krijuar sot në Kuvendin e Shqipërisë në monentin që Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla i ka hequr fjalën deputetit të PD-së Asllan Dogjani ndërsa ky i fundit po fliste për situatën e fundit në Kosovë, ku tre policë të Kosovës u rrëmbyen nga serbët.

Nikolla i është drejtuar duke i thënë se po bën komente të tepërta, pasi nuk po fliste për procedurë, për të cilën mori fjalën.

Ky veprim ka revoltuar Dogjanin, i cili është ngritur nga karrigia e tij dhe ka shkuar për të marrë fjalën në foltore.

Tek foltorja menjëherë më pas ka shkuar dhe garda. Dogjanit i është dhënë më pas një minutë fjala.

“Kërkoj të mblidhet Komisioni për Politikat e Jashtëm dhe të dënojmë sulmet e Serbisë ndaj policisë së Kosovës”, tha Dogjani në fjalën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Osmani e Kurti e Gërvalla i kërkojnë kryeminsitrit grek njohjen e Kosovës dhe përkrahje për liberalizim të vizave

Krerët e Republikës së Kosovës, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe…

Grumbullimi i parë nga Sylvinho, Shqipëria publikon listën për ndeshjen ndaj Polonisë

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvio Mendes Campos Junior ka shpallur sot listën…

Tjetër tërmet në Turqi

Drejtoria për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD) bëri të ditur se…

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Trendafilova vjen në Kosovë më 4 korrik

Trenadilova do ta mbajë takim me përfaqësues të shoqërisë civile në Gjilan,…

Emetimet e CO₂ në BE janë rritur me 5% krahasuar me vitin 2020

Rimëkëmbja ekonomike pas pandemisë e vitit 2020 ka parë një ringritje të…