Aktvendimi për rastin “Tenderët” do të shpallet më 12 maj pasi në Gjykatën Themelore Penale sot janë mbajtur fjalët përmbyllëse të mbrojtjes në të cilin avokatët mbrojtës dhe të akuzuarit kërkuan aktvendim lirues.

Ish ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska Milevska është e akuzuara e parë e lëndës “Tenderët” lidhur me tenderin për punët ndërtimore në Muzeun e luftës maqedonase për shtetësi dhe pavarësi, si dhe nga projekti “Shkupi 2014“.

Sipas aktakuzës, një pjesë e punëve ndërtimore në Muze janë kryer në favor të subjektit juridik “Beton” nga Shtipi. Para se të shpallet thirrja për dhënien e kontratës së furnizimit publik dhe para se të kryhet procedura, në kundërshtim me Ligjin për furnizim publik, Kançevska Milevska përmes bisedimeve me drejtorin e përgjithshëm të ndërmarrjes “Beton” nga Shtipi urdhëroi vazhdimin e punës së Muzeut, ku janë kryer punët ndërtimore sipas kontratës së lidhur më parë për furnizim publik.

Për të njëjtën vepër akuzohen edhe Julijana Ugrinovska dhe Lidija Lazarova Cvetkovska, anëtarë të Komisionit për furnizime publike.

Kançevska Milevska sot deklaroi se në bazë të të gjitha materialeve dëshmuese është vërtetuar se ajo nuk ka kryer veprën penale “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”.

”Nuk u vërtetuan si të sakta pretendimet në aktakuzë se është bërë shkelje e pozitës dhe autoritetit zyrtar, përkundrazi, është vërtetuar se furnizimi publik ka qenë i planifikuar paraprakisht dhe është paraparë në planin vjetor të furnizimit publik për vitin 2011 në Ministrinë e Kulturës”, tha Kançevska Milevska.

E akuzuara Lidija Lazarova Cvetkovska në fjalët e saj përmbyllëse deklaroi se prokuroria nuk arriti të dëshmojë çështjet kryesore në aktakuzë.

Julijana Ugrinovska, gjithashtu e akuzuar, deklaroi se i qëndron deklaratës së saj se nuk ndihet fajtore dhe theksoi se nuk pajtohet me pohimet e prokurorisë publike.

”Unë në të gjithë procedurën nuk mund ta shoh fajin tim, ndërkohë që emri im nuk përmendet askund”, tha Ugrinovska.

Procesin e udhëheq gjykatësi Osman Shabani, ndërsa përfaqësues i akuzës është prokurori publik Stevço Donçev.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Gjuriq: “Grupi i miqve të Serbisë në Kongresin amerikan po rritet”

Ambasadori i Serbisë në Washington Marko Gjuriq ka thënë se grupi i…

Vetëm katër raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Katër raste të reja me COVID-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të…

“Miqtë e zgjerimit”: BE-ja ka borxh ndaj vendeve të rajonit

Mbështetje e hapur ndaj Republikës së Maqedonisë së veriut në rrugën drejt…

Partitë në pushtet nuk kanë konsensus për rekomandimet historike me Bullgarinë

Nuk ka konsensus në koalicionin qeverisë rreth rekomandimeve të miratuara të Komisionit…

Arrestohet 24 vjeçari nga Gostivari

Me 31.08.2019 në ora 01.50 në Gostivar, në rrugën “Nikolla Tesla”, zyrtarët…