Kush mund të vdes për armikun? Vetëm ai që i shërben dhe që është fatalisht i dashuruar në armikun. Vetëm një “i dashuruar” i tillë do të pranonte që të japë jetën kot e kot – të vdes për armikun

Nga Drilon Sejdiji

Këto ditë lexova dramën më të të fundit të dramaturgut tonë të mirënjohur, Avni Halimit, me titull “Magbethi nga Jahja Pasha”! Teksti në fjalë ironizon një “pushtet” të tërë të instaluar nga “i plotëfuqishmi” që e kontrollon gjithmonë të isnaluarin ! Ia jep mundësinë që të ndjehet “mbret në fron”, që ta ndjejë pushtetin e falur për eksperiment si “mbretëri absolute” të mbretit i cili, në mungesë të mundësisë dhe guximit për ta vrarë instaluesin, “të plotëfuqishmin”, e vretë “mbretërinë” e vet deri në zhdukje të çdo ëndërre të bukur! Duke e ditur se Avni Halimi ka punuar mëse dy dekada në Bashkësinë Fetare Islame, në lxim të parë krijohet përshtypja se këtë “mbretëri”, personazhet e kësaj “mbretërie” i ka gjetur pikërisht në këtë Institucion, situatat tragjiko-komike, dalin nga ky ambient ku të gjitha prapështirat mbulohen me vellon e tejdukshme fetare me të cilën maniupulon kjo “mbretëri”
Pa dyshim, situata sot ka percipituar dri në tragjedi kombëtare! Nëse një dramaturg apo një skenarist do ta përdoret situatën që po zhvillohet aktualisht brenda Institucionit të BFI-së, pa dyshim që do ta ndërtonte tekstin mbi këtë sinopsis me titull: ‘TË VDESËSH PËR ARMIKUN”!
Një “mbret” që instalohet Nga pushteti politik me qëllim që të vë kontrollë në institucionin që e lakmon vite me radhë! Në krey të këtij Institucioni do të instalohet, pa dyshim, personi që një jetë të tërë i ka shërbyer pushtetit përmes kontributit të vet nga nëntoka! Pa dyshim, ky do të ishte “reisi” aktual, Shaqir Fetai!
Ngjrja do të ndërtohej mbi themele e një spiunazhi unikat, të papërsëritshëm, prej spiunimit në adoleshencë e deri në marrjen e misioneve edhe më të rëndësishme – shkatërrimin, njollosjen, degradimin e institucioneve kombëtare (qoftë ky ambvasador, deputet, apo kryeparlamentar)! Nyje filmike, apo dramatike, do të shërbente edhe tema e vrapimit maraton pas legjitimitetit, jo duke u marrur me zhvillim të projekteve të rëndësishme, por, duke pritur e përcjellë, që nga miza e kalit deri te bualli, me synim të përfitimit të legjitimitetit prej tyre si “mbret” i isntaluar prej të tjerëve!
Përse instalohet “mbreti” Shaqir Fetai? Natyrisht, për ta përmbushur e realizuar çdo kërkesë të armikut! Por, asnjëherë me vullnet e me lezet vetanak, gjithnjë duke u shantazhuar nga “i plotëpushtetshmi” i cili ka mijëra argumente për ta detyruar në punë të fëlliqura! Buxhetin “e mbretërisë” do ta kërkojë nga diaspora! Janë para të shumta që do ta joshin edhe ndërmjetësuesin e këtij buxheti, do ta tundojnë për të vjedhur një shumë të konsidrueshme! Ndonëse e dënueshme me vdekje, “mbreti” do ta avancojë, sepse, i duhet një i korruptuar i tillë, i duhet një i komromitar, sepse do ta ketë një përkrahje më shum, një mik të shkëputur nga armiku i “mbretërisë” së tij! Natyrisht, këtë strategji do ta përdorë edhe “mbreti” për t’i shantazhuar bashkëpunëtorët e vet që ia përbëjnë “mbretërinë”! Ky shantazh do të duket si shkathtësi e “mbretit” për ta realizuar sa më shpejt dhe pa problem skenarin devalvues e degjenerues të “të plotëfuqishmit”!
Po pse e bën tërë këtë kryepersonazhi, në rastin konkret, Shaqir Fetai! Thjesht, për ta dëshmuar lojalitetin e përjeshëm ndaj instaluesve të vet, pavarësisht se ata mund të jenë edhe armiq të popullit! Dhe, nëse Shaqir Fetai nuk do të mund të vdesë për popullin, të paktën të vdesë për armiqtë e popullit të vet, që në esencë, janë edhe armiq të tij. Sepse, kërkuesi i degjenerimit të institucionit jetik të një populli, nuk mund të jetë mik i zbatuesit të skenarit, por, pa dyshim, armik kokë e këmbë!
Sado që një vegël do të pranont me vullnet që të vdes për armikun e vet, do me thënë, të vdesë në zbatim të projektit të armikut të vet, në fund do të dukej si një figurë tragjike, megjithatë, asnjë regjisor në botë nuk do ta nxirrte të tillë, por, kryekëput do ta nxirrte një figurë komike që natë e ditë punon për një fund të vetin tragjik, duke krijuar, megjihtatë, një situatë komike me një personazh tragjik!
Çështja është se ky sinopsis nuk është për një monodramë, porse për një veper me më shumë personazhe! E kush nga bashkëveprimtarët e Shaqir Fetait do të pranonin që një ditë të bëhen të “pavdekshëm” duke u ngritur në personazhe të “TË VDESËSH PËR ARMIKUN”!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Shtëpitë botuese!

Midis nesh Shtëpitë e shumta botuese shqiptare në rrethanat aktuale paraqesin një…

Kush po tallet me taksapaguesin shqiptar!?

Midis nesh Jetojmë në një kohë të mbrapshtë, në të cilën kohë,…

Palimpsesti i poetikës në shpirtin pergamenë

Përsiatje – (Rreth librit poetik “Burri i netëve të mia”, i autores…