Shkolla fillore Robb në Uvalde të Teksasit, ku ka ndodhur sulmi me armë zjarri, do të shkatërrohet, ka thënë kryebashkiaku i qytetit, Don McLaughlin.

Nga sulmi në këtë objekt arsimor kanë mbetur të vdekur 22 persona, 19 prej tyre nxënës dhe 2 mësimdhënës.

McLaughlin e bëri këtë deklaratë të martën në një takim të tensionuar dhe emocional me banorët që kërkonin përgjigje për të shtënat.

Ai nuk tha se kur do të prishet shkolla. Zemërimi i publikut është rritur që nga sulmi i majit, me policinë e akuzuar se ka pritur mbi një orë për t’u përballur me sulmuesin.

“Kam diskutuar me mbikëqyrësi se shkolla do të shkatërrohet. Asnjëherë nuk mund t’i kërkoni një fëmije ose mësuesi të kthehet në atë shkollë”, tha McLaughlin.

Robb Elementary ka afro 600 nxënës në klasat e dyta, të treta dhe të katërta, shkruan BBC.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Policia arrestoi 24 persona gjatë së dielës

Gjatë së dielës, policia e Kosovës ka arrestuar 24 persona për vepra…

Gjendet pa shenja jete një grua në Prizren

Një grua është gjetur pa shenja jetë në Prizren. Në raportin 24…

Fotografia që tregoi më së miri situatën në Capitol një vit më parë

Fotografja e Reuters, Leah Millis, mbuloi trazirat vdekjeprurëse jashtë Capitolit të SHBA-së…

Franca dëshiron që certifikata e vaksinimit të jetë në fuqi deri në verën e vitit 2022

Qeveria franceze po shqyrton prezantimin e një projektligji që do ta lejojë…

Punonjësit e Postës së Maqedonisë në grevë, njëra prej arsyeve vonesa e pagave

Punëtorët e Postës së Maqedonisë sot kanë mbajtur grevë para kompanisë, ndërsa…