Një shkëmbim zjarri në një bar plot me njerëz në St. Paul të Minnesotas, ka lënë të vdekur një grua dhe 14 persona të tjerë të plagosur, raportojnë autoritetet atje.

Të shtënat ndodhën pak pas mesnatës së të dielës.

Policia thotë se informacionet paraprake tregojnë që disa persona kanë qëlluar me armë, por ende nuk është e qartë se çfarë çoi në shkëmbimin e zjarrit.

Policia arrestoi tre burra të cilët po trajtohen në spital për lëndime nga shkëmbimi i zjarrit.

Lokali ku ndodhi ngjarja është në një zonë argëtuese në jug të Qendrës së Energjisë Xcel. Gazeta Star Tribune raporton se gruaja në të 20-at e saj që u vra, është viktima e 32-të e vrasjeve që ndodhën këtë vit në këtë qytet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

ShBA -25 kongresmenë i kërkojnë Blinken t’i bëjë presion Izraelit

Me anë të një letre 25 kongresmenë demokratë i kanë bërë thirrje…

Partitë politike në pushtet përplasen rreth Ligjit për Prokurorinë Publike (VIDEO)

Ligji për Prokurorinë Speciale Publike përp.las partnerët e pushtetit. Pas qëndrimit së…

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Trendafilova vjen në Kosovë më 4 korrik

Trenadilova do ta mbajë takim me përfaqësues të shoqërisë civile në Gjilan,…

Drejt përfundimit “migrimi i madh” nga Aeroporti Atatürk në Stamboll

Operacioni i transferimit i Kompanisë Turkish Airlines (THY) nga Aeroporti Atatürk drejt…

SHBA shpreh “shqetësime serioze” për situatën në Kudsin Lindor

Psaki theksoi se këshilltari i sigurisë kombëtare, Jake Sullivan, dje gjatë një…