Policia ka konfirmuar viktima të shumta nga të shtënat herët në mëngjes në provincën kanadeze të British Columbia.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, alarmet e urgjencës të lëshuara pak pas orës 06:00 me kohë lokale paralajmëruan për “skena të shumta të të shtënave” në qendër të qytetit Langley, një qytet rreth 40 kilometra në lindje të Vankuverit.

Një i dyshuar i vetëm është dërguar në mbajtje.

Ende nuk dihet motivi dhe rasti është duke u hetuar nga autoritetet.

Një zëdhënës i Policisë Mbretërore Kanadeze nuk konfirmoi menjëherë ndonjë vdekje në sulmin e së hënës, por tha se kishte “disa viktima dhe disa skena të ndryshme në të gjithë qytetin e Langley, dhe një skenë në Township of Langley”.

Viktima thuhet se ishin të pastrehë.

Rrugët në zonë janë mbyllur ndërsa hetimet vijojnë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Serbia tërheq ushtrinë nga kufiri me Kosovën

Ushtria serbe tërhiqet nga kufiri me Kosovën, pas reagimeve të shumta dhe…

RMV/Konfirmohet rasti i katër me Dellta, bëhet fjalë për persona të pavaksinuar

Një person nga Velesi është rasti i katërt në vend i konfirmuar…

SHBA nis hetimet, dy raste me sindromën misterioze në Shtëpinë e Bardhë

Shumë afër presidentit Joe Biden, dy incidente misterioze kanë shqetësuar zyrtarët e…

12 të infektuar me koronavirus në MPB

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se në këtë institucion ka…

Covid-19, Tetova dhe Gostivari me më shumë të infektuar

Pas Shkupit dhe Tetovës, shifra të larta të të infektuarve me koronavirus…