Klan Kosova

Të shtëna në SHBA: Një burrë vret 10 persona në dyqanin Walmart

Një person i armatosur ka vrarë 10 persona në supermarketin Walmart në Chesapeake, në shtetin amerikan të Virxhinias, shkruan BBC.

Burri që besohet të jetë menaxheri i dyqanit, hapi zjarr dhe më pas ktheu armën kundër vetes dhe tani është i vdekur.

Llogaria në Twitter e qytetit Chesapeake shkruan: “Policia konfirmon një incident aktiv të të shtënave me viktima në Walmart”.

Ka pak detaje, por një polic raportoi për jo më shumë se 10 persona të vrarë dhe shumë të plagosur. Asnjë motiv nuk ka dalë.

Zëdhënësi Leo Kosinski tha se të shtënat besohet të kenë ndodhur brenda dyqanit dhe se i dyshuari ka vepruar i vetëm.

Walmart tha se ishte “i tronditur nga kjo ngjarje tragjike” dhe se ishte “duke punuar ngushtë me zbatimin e ligjit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Vuçiq konfirmon se në veri ka serbë të uniformuar

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka konfirmuar për herë të parë publikisht,…

Policia arreston autorin e dyshuar të vrasjes së 6 personave në paradën e 4 Korrikut në SHBA

Pas të shtënave me armë zjarri në paradën e Ditës së Pavarësisë…

Zjarr me përmasa të frikshme në Romë, shtëllunga e tymit shihet nga kilometra largësi

Një zjarr me përmasa të konsiderueshme ka rënë pasditen e së mërkurës…

Abazoviç uron Kosovën për ditën e Pavarësisë si zv.kryeministër i Malit të Zi! “Tërbim mediatik” në Beograd

Zv.kryeministri malazes Dritan Abazoviç  ka uruar Kosovën për ditën e Pavarësisë, duke…

Phillips: Administrata Trump kërkon zgjidhje të shpejtë, por s’ka zgjidhje të tillë për krimet e Serbisë

David L. Phillips, drejtori i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të…