Mbrëmja e së dielës u shoqërua me incidente dhe përleshje të shumta
Një 15-vjeçar ka humbur jetën dhe tre persona të tjerë janë plagosur pas të shtënave me armë në SHBA të dielën mbrëma.
Sipas policisë, ngjarja ndodhi në Uashington DC, në zonën veriperëndimore të kryeqytetit, pranë Festivalit të Muzikës Moechella.
Autoritetet atje bëjnë me dije se gjatë mbrëmjes u shënuan një sërë incidentesh dhe përleshjesh çfarë bëri që disa njerëz të plagoseshin.
Mësohet se në zonë u gjetën disa armë zjarri njëra prej tyre nga një prej viktimave të të shtënave. Asnjë nga viktimat nuk është identifikuar dhe ende nuk ka asnjë të dyshuar.
Në rrjetet sociale u postuan edhe video të ngjarjes së rëndë ku mund të vërehet kaosi dhe njerëzit e frikësuar të cilët përpiqen të largohen nga vend i ngjarjes.