Të paktën tre persona u vranë dhe 11 të tjerë u plagosën të premten pasi një person i armatosur hapi zjarr në dy shkolla në shtetin brazilian të Espirito Santo, sipas autoriteteve lokale.

Sulmet ndodhën në qytetin e vogël të Aracruz, 50 milje në veri të kryeqytetit, Vitoria.

Sulmuesi i dyshuar, i cili u pa në pamjet e sigurisë duke mbajtur një armë gjysmë automatike, i veshur me veshje ushtarake dhe një kapuç është arrestuar nga policia.

Identiteti i të dyshuarit ende nuk është bërë i ditur nga autoritetet, por mediat lokale, përfshirë CNN Brasil degën e CNN, kanë raportuar se individi është një 16-vjeçar.

Guvernatori i Espirito Santo, Renato Casagrande, në një postim në Twitter të premten, konfirmoi se “skuadrat e sigurisë kapën sulmuesin, i cili, sulmoi dy shkolla në Aracruz. Kam shpallur tre ditë zie zyrtare në shenjë pikëllimi për humbjet e pariparueshme. Ne do të vazhdojmë të hetojmë arsyet dhe së shpejti do të kemi sqarime të reja”.

Guvernatori tha se sulmet ndodhën në shkollën Primo Bitti dhe në Qendrën Arsimore Praia de Coqueiral.

Duke folur për mediat, ministri i Sigurisë Publike Marcio Celante tha se policia beson se i dyshuari ka vepruar i vetëm bazuar në videon e sigurisë, por pranoi se nevojiteshin hetime të mëtejshme për të përcaktuar më shumë detaje mbi incidentet.

Celante zbuloi gjithashtu disa nga ato që tregonte videoja e sigurisë.

“Aksioni i parë kriminal ishte hyrja në shkollë duke thyer drynin. Ai kishte akses në dhomën e mësuesve”, tha Celante, duke shtuar se “më pas, ai u transferua në një shkollë tjetër, ku bëri më shumë viktima”.

Presidenti i zgjedhur i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva, e quajti incidentin një “tragjedi absurde”.

“Me trishtim u informova për sulmet në shkollat ​​e Aracruz në Espirito Santo. Solidariteti im shkon për familjen e viktimave në këtë tragjedi absurde”, ka shkruar Lula në Twitter.

Ministri brazilian Victor Godoy iu bashkua gjithashtu kolegëve të tij të qeverisë për të shprehur simpatitë e tij./Abcnews.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Kovaçevski: Kërkohet një zgjidhje e shpejtë dhe cilësore me Bullgarinë fqinje për hapjen e negociatave të shumëpritura

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, pas vizitës së parë të…

Britania me deklaratë të qartë: Rusët duhet të largohen nga të gjitha territoret e pushtuara të Ukrainës

Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss ka thënë se…

Meta thërritet të dëshmojë në Komisionin Hetimor, shkarkimi i tij varet nga “Venecia”

Komisioni hetimor per shkarkimin e Presidentit te republikes pritet qe te therrase…

Trupat ruse rrëmbejnë një tjetër kryebashkiak në Ukrainë, atë të Dniprorudne

Pushtuesit rusë kanë rrëmbyer kryetarin e bashkisë së Dniprorudne, Yevhen Matveyev në…

E rëndë/ “Donte t’i infektonte të gjithë rreth tij”, arrestohet qytetari pasi infektoi qëllimisht 22 persona me Covid-19

Një banor i Majorca është arrestuar për infektimin e 22 personave me…