Tre persona mbetën të vrarë dhe të tjerë u plagosën, gjatë një përleshjeje me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Athinë.

Burime të ELAS-it raportuan për APE-MPE se pak pas orës 21:30, në kryqëzimin e rrugëve Georgiou Nazou dhe Kourtidou, në Kato Patisia, ka pasur një sherr mes shtatë personave.

Shoferi i makinës Mercedes ka qëlluar me armë një motoçiklist të ri duke e plagosur rëndë.

Motoçikletën e ka ndjekur babai i viktimës, me një makinë tip Audi, në të cilën udhëtonin dy persona të tjerë.

Κ Ο Λ Ο Μ Β Ι Α .#κατω_πατησια pic.twitter.com/5j37Rl6uIU 

— ΜπελΧαρρά Βέρρα (@Axolotl_pragmat) July 2, 2022

Babai, gjithmonë sipas burimeve të ELAS-it, ka qëlluar autorin e plagosjes së të birit dhe e ka plagosur për vdekje.

Pasagjeri i Audi-t, i cili tentoi të vraponte për t’u mbrojtur, u godit dhe u plagos nga një makinë që kalonte.

Në të njëjtën kohë, një tjetër person i cili ka qenë duke hipur në Mercedes është larguar nga makina. Menjëherë pas kësaj, ai ka ndaluar një shofer kalimtar dhe nën kërcënimin e armës ka marrë mjetin e tij dhe është larguar.

I dyshuari, me origjinë shqiptare ka tentuar të ikë në këmbë. Makina e patrullës e ka ndjekur. Më pas, burri ka qëlluar në drejtim të efektivëve të policisë, duke plagosur njërin në këmbë, ndërsa i dyti ka marrë një plumb lart në shpatull.

Policia iu përgjigj zjarrit, duke plagosur për vdekje autorin e armatosur.

Dy efektivët e policisë të plagosur janë transportuar në Spitalin e Përgjithshëm Ushtarak 401 të Athinës.

Rastin po hetohet nga Departamenti i Vrasjeve në Drejtorinë e Sigurimit të Atikës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Sondazhi i Median: Shumica e çekëve e perceptojnë Rusinë si kërcënim për sigurinë e vendit

Shumica e qytetarëve çekë e perceptojnë Rusinë si një kërcënim për sigurinë…

Zharko Llukovski dha deklaratë shtesë në Prokurori për “Reket”

Me kërkesë të tij mëngjesin e sotëm Zharko Llukovski, ish-drejtori kryesor ekzekutiv…

Masakër në Teksas: Vriten 14 fëmijë dhe një mësues në një shkollë fillore

14 nxënës dhe një mësues u qëlluan për vdekje të martën në…

​Kosova dhe Shqipëria së bashku në rrugëtimin e sigurisë rajonale

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes priti në një takim pjesëmarrësit…

Macron në pritje të telefonatës me Putin, çfarë do t’i kërkojë

Presidenti i Francës Emmanuel Macron tha se shpresonte që të fliste me…