Shtatë raketa ruse goditën ndërtesat e banimit në Zaporizhja mëngjesin e së enjtes, duke vrarë dy persona dhe bllokuar të paktën pesë të tjerë, në qytetin afër centralit më të madh bërthamor në Evropë.

Sulmet erdhën vetëm disa orë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky njoftoi se ushtria e vendit kishte rimarrë tre fshatra të tjerë në një nga rajonet e aneksuara ilegalisht nga Rusia.

Kreu i administratës ushtarake në rajonin e Zaporizhjës, Oleksandr Starukh, shkroi në Telegram se shumë njerëz u shpëtuan goditjeve me raketa në ndërtesat shumëkatëshe, përfshirë një vajzë 3-vjeçare, e cila u dërgua në një spital për trajtim.

Zaporizhja është një nga katër rajonet që presidenti rus, Vladimir Putin, aneksoi në kundërshtim me Ligjin ndërkombëtar, dhe është shtëpia e një centrali bërthamor, që është nën pushtimin rus. Qyteti me të njëjtin emër mbetet nën kontrollin e Ukrainës.

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Rafael Grossi, është nisur për në Kiev për të diskutuar situatën në objektin e centralit të Zaporizhjës, pasi Putini udhërori marrjen e plotë të centralit. Më pas ai do të vizitojë edhe Moskën.

Ministria e Jashtme e Ukrainës e quajti urdhrin e Putinit “akt kriminal” dhe tha se e konsideronte dekretin e Putinit “të pavlefshëm”.

Ndërsa operatori shtetëror bërthamor ukrainas, Enerhoatom, tha se do të vazhdojë të operojë në central.

Të mërkurën, ministria ukrainase e Mbrojtjes ka thënë më vonë se forcat ruse janë demoralizuar dhe janë duke tentuar t’i shkatërrojnë urat, ashtu që të ndalet hovi i avancimeve ukrainase.

Një zyrtar i instaluar nga Kremlini në Herson, Kirill Stremousov, u ka thënë banorëve se “nuk ka arsye për panik’.

Ushtria ruse nuk e ka komentuar çlirimin e fshatrave nga ushtria ukrainase.

Mirëpo, në një hartë të ilustruar me rajonet që kontrollon Rusia, fshatrat rreth Lumit Dnjepër nuk shihen më aty.

Hersoni ka rënë në duart e forcave ruse pak pas shpërthimit të luftës – në fund të muajit shkurt – pasi ushtria e Rusisë është lëshuar shpejt nga Gadishulli ukrainas i Krimesë, të cilin e ka aneksuar Moska më 2014.

Ukraina ka shënuar sukses edhe në Harkiv dhe Donjeck përgjatë fundjavës, duke fituar kontrollin e qytetit të Limanit.

Pushtimi rus i Ukrainës ka nisur më 24 shkurt./REL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Zelensky bën thirrje që Rusia të përjashtohet nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së

Presidenti ukrainas, Zelensky në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është…

Në një festë private në Izrael, të ftuarit panë një tragjedi – ‘një gropë u hap papritmas në pishinë dhe uji mori me vete dy burra’

Në një festë private në pishinë në Izrael, të ftuarit panë një…

Ageler: Edhe pse jeni në rrugën drejt BE, korrupsioni vazhdon të pengojë përparimin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë mbështetur vazhdimisht qëllimin e Maqedonisë…

Kurti: Duhet drejtësi për të lehtësuar dhimbjen e të mbijetuarve nga dhuna seksuale gjatë luftës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar edhe njëherë që të dënohen…

Sela: Gjuha Shqipe ende nuk gëzon trajtimin e merituar

Ndërsa ne sot gëzojmë shkronjat me të cilat identifikojmë gjuhën tonë, festojmë…