Përpjekjet e kërkim-shpëtimit janë duke u zhvilluar pasi Misisipi u ballafaqua me një prej tornadove më vdekjeprurëse ndonjëherë.

Siç raportohet, të paktën 24 persona kanë vdekur pas tornados të së premtes mbrëma, derisa të tjerë mendohet se janë bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara.

Fenomeni shkaktoi dëme në disa qytete rurale, duke shembur pemë dhe linja elektrike.

Sistemi i stuhisë që përshkoi Misisipin krijoi një tornado që ka shkaktuar dëme katastrofike në komunitetet në të gjithë shtetin. Fenomeni më i madh shkatërroi dhjetëra ndërtesa në disa qytete të vogla, duke rrokullisur makinat dhe duke rrëzuar linjat e energjisë elektrike.

Një nga ato qytete të vogla, Rolling Fork, që gjendet në Qarkun Sharkey në Misisipin perëndimor, ka pasur dëme të mëdha, sipas kryetarit të qytetit.

“Qyteti im është zhdukur”, tha kryebashkiaku Eldridge Walker për CNN. “Por ne do e marrim veten shpejt”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

SHBA i bën thirrje Kinës që të dënojë Mianmarin

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Kinës që të rrisë presionin…

LIBRI SHQIP NGA SHQIPËRIA DHE KOSOVA NUK MUND TË FUTET NË MAQEDONI. PO AI NGA SERBIA E BULLGARIA?

Shkrimtarit shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Shkëlzen Halimi, mbrëmë paska përjetuar urrejtjen…

Kurti vazhdon takimet në Bruksel, pritet nga Komisioneri i BE-së për Drejtësi, Didier

Pas takimit me kryeministrin belg De Croo dhe Komisionerin për Bujqësi dhe…

Komiteti i Helsinkit: Qeveria t’u jep fund përfitimeve të spitaleve private në kohë të pandemisë

Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit, Komiteti i Helsinkit për të…

Çudia e së shtunës| Daçiq thotë se Clinton dhe Albright “gënjyen se serbët kryen masakra e vranë civilë”

Kryetari i Kuvendit të Serbisë Ivica Dacic ka thënë se presidenti Bill…