Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka kërkuar edhe një herë që Beogradi zyrtar t’i hapë arkivat dhe të tregojë vendndodhjen e varrezave të tjera që dyshohet se janë në Serbi.

Ai këto komente i bëri gjatë një takimi me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, me të cilën u pajtuan se dialogu i ri për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë një proces konstruktiv dhe i qartë, nga i cili përfitojnë qytetarët.

Në takim u bisedua edhe për rëndësinë e transicionit në energji të pastër dhe për mbrojtjen e lumenjve.

Kryeministri Kurti foli për nevojën e një raporti fizibiliteti në fushën e energjisë dhe shtoi se është mirë të ketë një konsensus shoqëror e politik, para se të vendoset për këtë çështje kapitale që prek jetën e brezave të ardhshëm.

Ndërsa, Von Cramon tha se e çmon angazhimin e kryeministrit dhe të Qeverisë për përkrahjen e projekteve të energjisë së ripërtërirë.

Ndryshe, Viola von Cramon, e cila ndodhet për vizitë në Kosovë, sot do të mbajë edhe një konferencë për media.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…