Liderët do të takohen të martën. VMRO-DPMNE-ja është e gatshme për takim në të cilin do të diskutohet mbi propozim-Ligjin për Prokurorinë Publike, zgjedhjet e parakohshme dhe pikat tjera.

Nga partia e Hristijan Mickoskit thonë se presin bisedime për të gjitha çështjet e hapura.

Socialdemokratët nuk bënë të ditur agjendën e takimit të liderëve. Kryeministri Zoran Zaev ditë më parë deklaroi se pret vlerësimin e grupeve të punës nëse takimi i liderëve është i nevojshëm, apo dallimet mbi Prokurorinë Publike dhe fatin e Speciale do të tejkalohen në negociata.

Zaev nuk bëri të ditur nëse në takimin e njëjtë do të diskutohet edhe për pika tjera si zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Regjistrimi i popullsisë dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhorë.

Liderët e partive të tjera politike nuk janë njoftuar për takimin. Nga BDI-ja e Ali Ahmetit thonë se ende nuk janë ftuar nga kryeministri Zaev.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Ukraina do t’pajiset me raketat më të avancuara që nga fillimi i luftës

Ukraina do të pajiset me armatimet më të sofistikuara që nga fillimi…

Agjentët rusë “besojnë se Putini është në gjendje të rëndë shëndetësore”

Spekulimet rreth shëndetit të presidentit rus, Vladimir Putin kanë qarkulluar prej disa…

Biden dhe Putin do të zhvillojnë përsëri bisedime

Presidenti amerikan, Joe Biden, do të zhvillojë bisedime me homologun e tij…

Rusia po sulmon përgjatë një fronti prej 480 km

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës thotë se ushtria ruse po sulmon përgjatë…

Nuk mbështetet 2030-a si vit pranimi i Ballkanit në BE

Shpresat e vendeve të Ballkanit Perëndimor për një perspektivë të qartë kohore…