Nënshkruhen marrëveshje për infrastrukturën portuale dhe hekurudhore

Të hënën do të mbahet në Prishtinë mbledhja e përbashkët e dy qeverive Shqipëri-Kosovë. Në këtë takim të tetë pritet firmosja e disa marrëveshjeve nga dy palët.

Sesioni i punimeve do të hapet rreth orës 11:15, ku dy kryeministrat Rama e Kurti do të mbajnë nga një fjalë dhe pas tyre anëtarët e kabineteve do të parashtrojnë marrëveshjet që do të nënshkruhen.

Ndërkohë, në Prishtinë gjithçka është gati sipas zëdhënësit të qeverisë së Kosovës, i cili zbulon çështjet ku palët angazhohen të bashkëpunojnë; si infrastruktura portuale dhe hekurudhore kombëtare në funksion të tregut të përbashkët kombëtar dhe katër lirive ekonomike, projekti i portit të ri tregtar në Porto Romano, integrimi me hekurudhën Durrës-Prishtinë, si dhe Porti i thatë në Kosovë.

Një ditë përpara mbledhjes së dy qeverive, Kryeministri Rama i shoqëruar nga disa ministra të kabinetit të tij, pritet të vizitojë familjen e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Ky takim mes tyre vjen pas atij në Hagë, ku Rama e vizitoi Thaçin në qelitë e burgut të Haglendenit, në të cilin ndodhet prej  dhjetorit të 2020-ës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Kurti: Së pari drejtësi e punësim, pastaj bisedimet me Serbinë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha në një intervistë për Zërin…

Kompania turke që prodhon pajisjet mbrojtëse për Volodymyr Zelenskyn dhe bashkëpunëtorët e tij

Kompania turke Garanti Kompozit, është ajo që merret me pajisjet mbrojtëse për…

Varheji: BE dhe vendet e Ballkanit Perëndimor bashkë kundër koronavirusit

Të gjashtë partnerët e BE-së nga Ballkani Perëndimor – Maqedonia e Veriut,…

Gashi: Lutjet tona janë për Turqinë

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm në…

OSBE: Regjistrimi i popullsisë, i nevojshëm

“Pasi vendi 20 vite nuk ka regjistrim të popullsisë, realizimi i tij…