Në shënim të 110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë, të dielën, më 27 nëntor 2022, në orën 10:00, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë në Tiranë, do të mbahet mbledhje e përbashkët e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Në këtë mbledhje, deputetëve do t’u adresohen kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca.

Mbledhja do të vijojë me fjalimin e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama dhe fjalimin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Nga një fjalë përshëndetëse do të mbajnë edhe kryetarët e grupeve parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës.

Në shënim të këtij përvjetori, do të mbahen edhe aktivitete të tjera kulturore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

ASH-AAA: Çairi harroi sheshin “Skënderbeu”

Koalicioni opozitar ASH-AAA ka zhvilluar një aksion për të pastruar Sheshin Skënderbeu…

Goshev: Në Maqedoninë e Veriut mund të blihet drejtësia

Ish-guvernatori i Bankës Popullore dhe politikani Petar Goshev beson se nuk do…

Kurti del në konferencë për media në orën 15:00

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të mbajë konferencë për media.…

“Basha nuk i ka mbështetur demokratët në terren”, Bujar Nishani nxjerr prapaskenat e forta brenda Partisë Demokratike

Bujar Nishani, një zë i fuqishëm në Partinë Demokratike ka bërë përgjegjës…

Qeveria e RMV konferencat për shtyp do t’i mbajë pa gazetarë

Qeveria prej sot do të mbajë konferenca për shtyp pa praninë e…