Dy negociatorët takohen pak orë para se të përfundoje shtyrja e afatit për gjobat
Nesër përfundon afati i shtyrjes së vendimit për gjobat për serbët në veri që përdorin targat ilegale. Pak orë para se të nisë zbatimi i këtij vendimi, në Bruksel bëhet tjetër përpjekje për gjetjen e një zgjidhjeje dhe shmangien e tensioneve në veri të Kosovës.
Drejt Brukselit kanë udhëtuar dy negociatorët për dialogun mes dy vendeve, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç. Temë e diskutimit do të jetë pikërisht çështja e targave. Ky takim mes negociatorëve, vjen dy ditë pas takimit që patën po në Bruksel, kryeministri Kurti dhe presidenti serb Vuçiç.
Këta të fundit nuk arritën një marrëveshje për këtë çështje pasi kreu i qeverisë kosovare nuk pranoi propozimin e Borrel. Kjo shkaktoi reagime nga ndërkombëtarët ku BE dhe SHBA patën kritika për kryeministri kosovar.