Zyrtarët shëndetësorë në Qeverinë e udhëhequr nga talibanët në Afganistan, kanë paralajmëruar më 26 qershor se mijëra njerëz të prekur nga tërmeti vdekjeprurës këtë javë, kanë nevojë të madhe për ushqime dhe ujë të pijëhëm, dhe se përballen me rrezik të shpërthimit të ndonjë sëmundjeje.

Numri i viktimave si pasojë e tërmetit të 22 qershorit ka shkuar në 1,150. Ky tërmet 6.1 shkallësh i Rihterit është kthyer në katastrofën më të madhe humanitare në Afganistan, në dy dekadat e fundit.

Tragjedia është rritur pasi Qeverinë e talibanëve nuk e njeh asnjë shtet në botë, për shkak të çështjeve të lidhura me të drejta ë njeriut. Talibanët janë rikthyer në pushtet në gusht të vitit të kaluar, teksa forcat ndërkombëtare kanë përfunduar misionin në Afganistan.

“Njerëzit kanë nevojë të jashtëzakonshme për ushqim dhe ujë të pastër”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së talibanëve për Shëndetësi, Sharafat Zaman për agjencinë e lajmeve Reuters.

“Ne i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar, organizatave ndërkombëtare, që të na ndihmojnë me ushqim dhe ilaçe, të mbijetuarit mund të përballen me sëmundje, sepse nuk kanë shtëpi adekuate dhe strehim për të jetuar”.

Zyra e Kombeve të Bashkuara që koordinon çështjet humanitare, tashmë ka paralajmëruar për mundësinë e shpërthimit të kolerës. Përveç vdekjeve të konfirmuara, të paktën 1,600 persona besohet se janë plagosur nga tërmeti që ka goditur tri rajone malore në afërsi të kufirit të Afganistanit me Pakistanin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

3921 raste aktive me koronavirus në Maqedoni, paralajmërohen sanksione për organizatorët e ahengjeve

Sipas statistikave të ditës së djeshme, brenda 24 orëve janë regjistruar 127…

Aleanca pritet ti ketë 30 mijë vota më shumë se BDI-ja

Shkruan: Besnik Halimi Zgjedhjet e 12 Prillit  si duket kanë vendosur në…

Sot dhe nesër do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa vendbanime të Shkupit

Për shkak pengesave teknike në rrjetin e shpërndarjes elektrike, pa energji elektrike…

Edhe Policia e Kosovës në kërkim të vëllezërve Avdyli, të akuzuar për vrasjen në Norvegji

Dy vëllezërit kosovarë Valon dhe Visar Avdyli janë duke u kërkuar tash…

Tërmet i fuqishëm në Turqi

Turqia është tronditur sot nga një tërmet i fuqishëm. Sipas të dhënave…