Ndaj taksës ekologjike ka reaguar edhe koalicioni Aleanca-Alternativa. Sipas opozitës shqiptare vendimi është keqpërdorim i ekologjisë për të mbuluar paaftësinë e Qeverisë në menaxhimin e buxhetit dhe pasojave të krizës. Aleanca-Alternativa vlerëson se ekologjia nuk mund të mbrohet duke u vendosur taksa qytetarëve dhe afaristëve, e nga ana tjetër duke importuar mazut të dëmshëm për jetën e vetë qytetarëve. Më së shumti nga ky vendim do të pësojnë transportuesit.

Deklaratat e Kryeministrit Zoran Zaev se kjo taksë ka për qëllim nxitjen e përdorimit të trotinetëve dhe mjeteve ekologjike janë qesharake. Çfarë duhet të bëjnë transportuesit sipas kreut të Qeverisë dhe ministrit të financave Fatmir Besimi? Të bëjnë transportin e mallrave me trotinet elektrik, apo të investojnë miliona euro për të blerë maune elektrike? Qeveria nuk ka dhënë përgjigje sesi do të shpenzohen rreth 100 milionë euro që përmes taksës ekologjike do të merren nga qytetarët, në cilat projekte ekologjike do të dedikohen? Apo, edhe këto para do të përfundojnë siç përfunduan paratë e tjera në shumë afera korruptive e kriminale?- deklaroi Bujare Abazi, ASH-AAA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…