Dhomat e Specializuara i kanë shpallur fajtor ish-udhëheqësit e OVL e UÇK-së, Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn.

Gucati dhe Haradinaj janë shpallur fajtorë për publikimin e dokumenteve të Speciales.

Ata u dënuan me nga katër vjet e gjysmë burgim, dhe dënim me gjobë prej 100 eurove. Në dënim do t’u llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga shtatori i vitit 2020.

Djali i Hysni Gucatit, Musliu, i cili ishte i pranishëm në sallën e gjyqit ka treguar në “Debat Plus” të RTV Dukagjinit për reagimin e Gucatit e Haradinajt pas vendit.

“Kam pasur komunikim me prindin dhe zotin Haradinaj pas vendimit të gjykatës. Jam takuar me ata në dhomat e paraburgimit dhe njëjtë siç kanë buzëqeshur kur është shpallë vendimi ishin edhe në qendrën e paraburgimit. Ata janë optimist se në shkallën e  Apelit do të anulohet apo zbutet vendimi”.

Megjithatë djali i Hysni Gucatit thotë se dy ish-drejtuesit e OVL UÇK-së nuk janë befasuar nga vendimi.

“Nga ajo çfarë kam biseduar më të dytë, ata kanë pritur një vendim të tillë edhe për shkak të stërzgjatjes së procesit dhe duke parë qasjen e gjykatës dhe hapësirën që ka pasur Prokuroria për të vepruar kundër tyre”.

Ai thotë se dy ish-drejtuesit e OVL UÇK-së janë mirë por sipas tij gjendjen po ua rëndon pamundësia për t’u takuar me familjarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Boris Johnson në Elysee si në shtëpi, këmbët mbi tryezë në takimin me Macron

Në fotot zyrtare me këmbët në tryezë. Më shumë sesa vetë Brexit,…

Konjufca nderoi të rënët e 9 prillit të vitit 1999 në Kaçanik

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës,  Glauk Konjufca, bëri sot homazhe…

Autoritetet ukrainase: Shumica e forcave ruse janë larguar nga Çernobili

Shumica e trupave ruse që pushtuan centralin bërthamor të Çernobilit pasi pushtuan…

Presidentja Osmani pret në takim Shefin e EULEX-it

Presidentja Vjosa Osmani është takuar sot me shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark.…

Këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Sholet të mërkurën vjen në Shkup

Gjatë vizitës së tij në Shkup të mërkurën, këshilltari i Departamentit të…