Të shtunën (sot) në Ohër do të zhvillohet takimi i radhës i nivelit të lartë midis Kosovës dhe Serbisë ku do të diskutohet Aneksi i Implementimit i Propozimit Evropian për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve.

Ndërsa kur kanë filluar takimet e para bilaterale atje, ka ardhur një reagim nga sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Në këtë reagim thuhet se bisedimet e ndërmjetësuara nga BE janë të rëndësishme dhe se pret nga Kurti dhe Vuçiq angazhim konstruktiv për të bërë përparim.

“Bisedimet e ndërmjetësuara nga BE në Ohër janë të rëndësishme dhe unë pres nga Vuçiq dhe Kurti për t’u angazhuar në mënyrë konstruktive dhe për të bërë përparim. Ky është çelësi për stabilitetin e qëndrueshëm dhe të ardhmen evropiane dhe euroatlantike të rajonit. NATO_KFOR vazhdon të punojë për një Kosovë stabile dhe paqësore”, thuhet në reagimin e Stoltenberg./insajderi.org/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Zyrtari i lartë amerikan: Rusia po përdor municion 40-vjeçar

Një zyrtar i lartë amerikan ka thënë se Rusia po përdor municion…

Fillon tërheqja e barrikadave në veri të Kosovës

Telegrafi merr vesh se ka nisur tërheqja e automjeteve që ishin vendosur…

Kohë për lutje e bamirësi

“…Ai e di se disa prej jush do të jenë të sëmurë,…

SHBA shpreh “shqetësime serioze” për situatën në Kudsin Lindor

Psaki theksoi se këshilltari i sigurisë kombëtare, Jake Sullivan, dje gjatë një…

Zaharieva: Nuk është sekret që Serbia ka ndikim të fuqishëm në Maqedoni

Bullgaria e ka përkrahur Maqedoninë e Veriut në momentet më të vështira…