Takimi i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, është caktuar për të martën, 4 prill, kanë konfirmuar zyrtarët e Bashkimit Evropian. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, do të shkojnë javën e ardhshme në Bruksel për të “diskutuar për hapat e ardhshëm në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, kanë thënë zyrtarët evropianë. Ditë më parë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se ky takim do të organizohet me ftesë të ndërmjetësuesit të dialogut, Mirosllav Lajçak. Takimi i negociatorëve kryesorë është i pari pas takimit në Ohër, ku kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kanë arritur pajtueshmëri për zbatimin e Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Raporti i Departamentit të Shtetit: Autoritetet e Maqedonisë së Veriut të angazhohen më shumë në parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore

SHBA u rekomandon autoriteteve në Maqedoninë e Veriut që të kryejnë hetime…

Ligji për Prokurorinë, dështon marrëveshja mes partive

Grupet e punës mes pushtetit dhe opozitës edhe sot nuk arritën t’i…

27 Prilli/ Sela: Vizitova Feta Halimin, njeriun e pafajshëm që qëndron në këtë burg

Kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela në katër vjetorin e zhvillimeve…

Të shtëna në Zubin Potok, sulmohet një ekip i KFOR-it

Gjatë mbrëmjes të së shtunës janë raportuar për të shtëna në komunën…

33-vjeçari nga Zvicra: Tre persona më kërcënuan dhe ma morën makinën e tipit “Toyota” në lagjen Maxhari të Shkupit

Tre grabitës i morën Toyotën një të riu zviceran në lagjen Maxhari…