Këshilltari i Presidencës ukrainase, Mykhailo Podolyak, bëri të ditur të shtunën se bisedimet me delegacionin e Federatës Ruse po vazhdojnë përmes video-lidhjes.

Janë krijuar nëngrupe të posaçme të punës. Qëndrimet e Ukrainës janë të përcaktuara nga direktivat e mëparshme”, shkroi ai në Twitter.

Që prej nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia më 24 shkurt, delegacionet e Ukrainës dhe Rusisë janë takuar tri herë në Bjellorusi, ku kanë diskutuar për armëpushim dhe hapjen e korridoreve humanitare.

Edhe pse disa herë janë hapur korridore humanitare, Kievi ka akuzuar Moskën se ka shkelur marrëveshjet e armëpushimit dhe ka sulmuar caqe civile.

Të shtunën, autoritetet e mbrojtjes së Ukrainës raportuan për shtatë të vrarë gjatë evakuimeve nga një fshat në afërsi të Kievit. Ukraina tha se forcat ruse hapën zjarr teksa një konvoj me gra dhe fëmijë po tentonin të largoheshin.

Ukraina dhe Rusia po ashtu kanë zhvilluar një takim në Antali. Kryediplomatët e të dy shteteve u takuan gjatë kësaj jave në këtë qytet turk, por takimi përfundoi pa rezultate konkrete.

Rusia ka nisur më 24 shkurt një sulm të paprovokuar ndaj Ukrainës. Bota perëndimore i është përgjigjur me sanksione të ashpra ndaj Moskës dhe Shtetet e Bashkuara janë zotuar se presidenti rus, Vladimir Putin, do të mbahet përgjegjës për agresionin ndaj Ukrainës. /REL

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Reagon Joe Biden: Kosova duhet të jetë e pavarur dhe jo pjesë e Serbisë

Në një fjalim të fushatës elektorale për zgjedhjet presidenciale, kandidati demokrat për…

Spasovski dhe Dimitrov e uruan Kurtin për formimin e qeverisë së re të Kosovës

Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, ka uruar kryeministrin e…

Premtimet njerëzore dhe premtimet politike

Kohë më parë, në TV 21M u realizua një debat televiziv në…

Zëdhënësi i Qeverisë: Kurti gjatë këtij muaji viziton SHBA-në

Zëdhënësi i Qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu, ka njoftuar se gjatë këtij muaji,…

Serwer: Qeveria të angazhohet për gjykim të drejtë për rastin “Haraçi”

Analisti amerikan Daniel Serwer, në lidhje me rastin “Haraçi” dhe lidhjen e…