Shaqir Fetai paska organizuar një “TAKIM KONSULTATIV ME KRYESINË E HAXHIT”, në vendë se të organizonte një “RAPORTIM TË KRYESISË SË HAXHIT PARA RIJASETIT”! Pse “takim konsultativ”? Për t’u konsultuar se si t’i ndajnë paratë që i kanë vjedhur, ose, si të gënjejnë për të dalur nga situata ku janë futur

Lëvizja Myslimane për Reforma në BFI të RMV-së, me kohë kishte informuar mbi planet e Shaqir Fetait dhe bandës së tij për të organizuar për herë të parë në historinë e BFI-së një haxh privat, me qëllim që t’ia dalin që, për kokë të haxhiut, të vjedhin minimum nga 1000 euro. Prandaj dhe kishin një çmim fantomik, të caktuar vetëm nga planifikimi i këtij farë “reisi” për të vjedhur sa të munden nga haxhi i sivjemë! “Lëvizja” ka pasur informacion se muaj më parë, është lëshuar një sekser në vendet e shejta, i cili, paraprakisht ka zënë hotele me një çmim solid ndërsa pastaj, me një vonese të pajustifikueshme, kanë shkuar njerëzit e Shaqir Fetait që të gjejnë hotele për t’i vendosur haxhilerët. Nuk ia kanë dalur të gjejnë dhe, sakaq, u është “imponuar” sekseri dhe, njerëzit e Shaqir Fetait bëjnë kontratë me këtë sekser! Vjedhje “perfekte”!
Dhe, tani, i mbledh Shaqir Fetai në një “takim konsultativ”! Përse do të konsultohen, nëse jo për ndarjen e parave që i kanë vjedhur!
Po pse “takimin konsultativ” ta organizojë Shaqir Fetai? Ku është këtu Rijaseti? Apo, meqë nuk u inkuadrua Rijaseti në organizimin e Haxhit të sivjemë porse ky organizim i egër e privat ishte ekskluzivisht i Shaqir Fetait, atëherë, logjikisht, nuk ka se çfarë “të konsultohet” Rijaseti, porse, thjesht, banditët t’i raportojnë boss-it!
Dhe, idiotizmi nuk ka brirë! Në këtë “takim konsultativ” me Shaqir Fetain, qenkan hedhur edhe disa mendime!!! Pra, nuk ka raporte, nuk ka pikë raportesh, nuk ka konkluza, por, ka “mendime”! Një analizë shkel e shko mbi keto “mendime” do të nxirrte në përfundime se kemi të bëjmë me një “elitë hajnash” të babëzitur e aspak të sinqertë në raport me Allahun e Gjithëdishëm dhe me Institucionin.
Ja disa mendime që i paskan hedhur të mjerët e Shaqir Fetait:

  • “Parapërgatitjet për haxhin e sivjemë paskan qenë të nivelit të lartë duke filluar nga Rijaseti e deri te Myftinitë”!
    Rrena e parë, prej nga shtrohet baza për një vjedhje perfekte! Tërë opinioni e di se Haxhin e sivjemë nuk e organizoi Rijaseti, sepse nuk ka pasur asnjë mbledhje të Rijasetit, as për zgjedhje të kryesisë, as debat mbi ofertat e agjencive kandidat për përzgjedhje për organizim të haxhit, as debat e vendim institucional për çmimin e hoteleve, si dhe për Haxhin e sivjemë! Krejt bota e di se, po atë ditë kur u publikua informata se do të organizohet haxhi i sivjemë, po në atë informatë u tha se kuota e caktuar nga Ministria e Haxhit të Arabisë Saudite për Maqedoninë e Veriut tashmë është plotësuar! Do me thënë, gjithçka ishte në të egër, tinza dhe organizim mafioz!
  • “Udhëtimi i haxhive është realizuar në mënyrë më precize”! Kush nga sharlatanët, kush nga idiotët, kush ga abdallët do ta thoshte këtë “mendim” kaq të budallakaftë! Udhëtimi i haxhilerëve qenka kryer në mënyrë precize? Si raketat kur lëshohen mbi cakun e synuar për asgjësim!
  • “Udhëheqësia, kordinatorët dhe udhëheqësit e grupeve bashkë me ekipin medicinal kanë qenë në krye të detyrës”, është një mendim i radhës! A e di Shaqir Fetai se çfarë do të thotë MENDIM! Në këtë “takim zyrtar” për një organizim privat duhej të raportohej se sa ishte numri i udhëheqësve, kordinatorëve, numri i udhëheqësve dhe i ekipit mjekësor! Kush i pagoi këta? Nga sa u paguan këta? Kush ua caktoi pagat? A është e vërtetë se pagat e tyre i mbuluan haxhilerët nga çmimi i Haxhit të sivjemë! Edhe qëndrimi i tyre në haxh do të duhej të kushtonte po nga 5700 euro! Plus, mesatarisht, janë paguar nga 700-800 dollarë honorar! Kush e solli këtë vendim? Cili organ kolektiv i BFI-së vendosi për këto shpenzime të cilave u vie erë korrupsioni e hajnie?
    Një “mendim” tjetër i avanturierëve të Shaqir Fetait paska qenë edhe:
  • “Rrjedhat administrative në vendet e shenjta kanë ecur me përpikëri dhe precizitetin më të madh” – po kjo? Kapaku i idiotizmit që mund të rrjedhë vetëm nga truri i kalbur i Shaqir Fetait! Budallai përzihet në punët e brendshme organizative të institucioneve arabe!
    “Mendim” edhe më injorant ishte ai që flet për disiplinën e haxhilerëve! Shaqir Fetai e nënvizon edhe këtë “mendim”:
  • “Disiplina e haxhinjve ka qenë plotësisht në përputhshmëri të plotë me programin e hartuar nga Kryesia e Haxhit”! Disiplinë e paraparë me program?!? Kështu dikur raportonin vetëm udbashët! Vetëm UDB ia dilte që të organizojë “disiplinë” të qytetarëve me program të komitetit qendror! Dhe, falë këtij “programi”, pason “mendimi” tjetër që thotë:
  • “Disponimi i haxhinjëve si gjatë qëndrimit në vendet e shenjta, poashtu edhe gjatë kthimit ka qenë i nivelit të lartë”! Po pse haxhilerët mos ishin në cilsi të tifozllëkut apo ishin në klube nate dhe, falë “vigjilencës” së banditëve të Shaqir Fetait, ia paskan dalur që nëpër vende të shenjta të sillen në mënyrë sa më disiplinore? Pra, jo vetëdija e lartë e myslimanëve tanë të devotshëm por meritor paska qenë “programi i Shaqir Fetait” për atë “disiplinim të lartë” të haxhinjëve tanë!
    “Mendimi” i radhës, i honxhobonxhëve të Shaqir Fetait që i nxorën në këtë “Takim konsultativ”, paska qenë edhe ky:
  • “Në këtë mbledhje, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai u shprehu falënderime të përzemërta haxhinjve, imamëve, muftinive në krye më Myftinjtë, sektorëve të Rijasetit, e në veçanti Kryesisë së Haxhit duke uruar shëndet të plotë dhe suksese të reja në jetën e tyre”! Çka mund t’i thuhet këtij “mendimi”? Kësaj “konkluze”? Këtij “vendimi”? Kjo dëshmon për një amatorizëm dhe për një nënvlerësim total të BFI-së; flet për një nëpërkëmbje të dinjitetit të këtij Institucioni, flet për një tallje të Shaqir Fetait, me të githë myslimanët e vendit! Këto “mendime” një ditë do të analizohen si fakte që do të flasin për një degradim total të BFI-së prej njerëzve që, me ndihmën e shërbimeve sekrete dhe të pushtetit maqedonas, ia dolën ta degradojnë BFI-në deri në një ojq amatore dhe aspak të rëndësishme!
    Dhe në fund, për ta ngadalësuar reagimin e opinionit, apo për ta relativizuar reagimin profesional kundër kësaj hajnie transparente, Shaqir Fetai e hedh edhe këtë “mendim”:
  • “Mbetet t’i qasemi edhe njëherë në mënyrë më serioze haxhit në mbledhjen e rregullt të Rijasetit të BFI që do të mbahet në të ardhmen menjëherë pas përfundimit të pushimeve”!

Kjo flet se “Takimi konsultativ” në mes të banditëve ka qenë një parapërgatitje e raportit formal që duhet të dalë në Rijaset por që duhet të jetë në parametrat e caktuara në këtë “takim konsultativ”! Turp, he Zoti i marroftë! /LMR në BFI/

https://reformohu-bfi.blogspot.com/2022/08/editorial-takim-zyrtar-per-nje.html
Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Kurti i përgjigjet Serbisë për ofrimin e linjitit në këmbim të energjisë elektrike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ripërsëritur qëndrimin e tij kundër Ballkanit…

KFOR-i në vend të kamionëve në Ujman

Në vend të kamionëve në Ujman tashmë janë vendosur KFOR-i. Protestuesit po…

Një lidhje shqiptare me Putinin

Për synimet ruse që “nga distanca” të kenë ndikim mbi politikat e…

Strategjia e diskriminimit kulturor

Në Komisionin parlamentar për kulturë, shpesh u loz loja e njëjtë politike…

Çka flet heshtja e Shaqir Fetait

Kaluan 24 orë që kur është lajmëruar gjuajtja me armë zjarri në…