Kryeministri dhe lider i LSDM-së, Zoran Zaev sonte në orën 20:00 në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të realizojë takim me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Zgjedhjet e ardhshme presidenciale, ligjet reformuese dhe gjithçka që është në dobi të shtetit, siç paralajmëroi Zaev, do të jenë temat e takimit. Sipas Zaevit, për këtë takim nuk ka nevojë nga formati i më shumë partive politike.

Për mua është me rëndësi, nënvizoi dje Zaev, të bisedojmë për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, për procesin eurointegrues të vendit tonë për shkak se madje edhe NATO-ja ende nuk ka përfunduar.

“Të bëjmë gjithçka që mundemi që në qershor ta marrim datën përfundimtare për hapjen e negociatave me BE-në. Këto janë punë të rëndësishme”, deklaroi Zaev, duke shtuar se do të bisedojë si kryeministër dhe kryetar i partisë më të madhe politike me shefin e opozitës në ato tema, sepse beson në përgjegjësinë e përbashkët para vendimeve historike që vendi ynë duhet t’i sjell.

Edhe lideri i VMRO-DPMNE-së paraprakisht konfirmoi se do të bisedojë për ato tre çështje të rëndësishme.

“Zgjedhjet presidenciale që vijojnë si imperativ dhe parakusht për integrim në strukturat e NATO-s dhe të BE-së dhe në pjesën e cila ka të bëjë me ligjet reformuese, sepse deri më tani ka pasur dialog, ekipet kanë punuar në ato ligje të cilat mund të themi se janë reformuese dhe do të bisedojmë për PSP-së dhe propozim-ligjin për ardhmërinë e PSP-së, të cilin sot e morëm në version pune”, deklaroi mbrëmë Mickoski në emisionin “Otvoreno” në TV Alfa.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Gjykata e Moskës aktakuzë të re kundër Navalny

Gjykata e Moskës në Lefortovo ka ngritur një aktakuzë të re ndaj…

I merret imuniteti Teofilovskit, por refuzohet kërkesa për paraburgimin e tij

Këshilli gjyqësor sot vendosi që t’ia marrin imunitetin gjykatësit Zoran Teofilovskit por…

Klinaku: Aktakuzat e Gucatit dhe Haradinajt nuk janë konfirmuar

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK’së, Faton Klinaku, përmes një shkrimi…

SHBA/ 7 të vdekur gjatë të shtënave me armë në një festë ditëlindjeje

Të shtënat me armë në një festë ditëlindjeje në shtetin amerikan të…

Meta tjetër thirrje për zgjedhjet: Shqipëria nesër në Referendum kundër dhunës e pro paqes

Presidenti Ilir Meta ka bërë sërish një thirrje për votimet e nesërme.…