Shaqir Feta, kur ndjenë se po ngel pa ajër, kur e mbytë një zagushi si pasojë e veprimeve të veta imorale, si pasojë e biografis së tij të fëlliqtë, sakaq shpëtimin e kërkon prej pushtetarëve që e instaluan në krye të BFI-së! Më me ëndje i ka takimet me pushtetarë të BDI-së! Vdes të takohet me ta, sepse, vetëm te ata ka besim dhe vetëm te ata e ndjenë atë shpëtimin e rrënimit të tij si të një druri të kalbur, pa gjethe e pa hije, në një oborr.

Sapo qenka takuar me Ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, z. Jeton Shaqiri, të cilin, që në fillim e paska falënderuar “për ndihmën dhe mbështetjen që Ministria të cilën ai e drejton ai, ia ka dhënë Bashkësisë Fetare Islame në RMV, sidomos gjatë periudhës së pandemisë globale të Kovid 19. Për këtë arsye, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i ndau një plakatë falënderimi Ministrit Jeton Shaqiri, për gjith kujdesin dhe mbështetjen”!

Se cili ka qenë impakti i kësaj ministrie në tërë këtë situatë pandemie brenda BFI-së këtë mund ta djë vetëm Shaqir Fetai, i cili, në rastin konkret tërësisht shpërfytyrohet në një mjet me cilësi të tokmakut! Sipas Shaqir Fetait, tani më e paskemi kaluar periudhën e Kovid 19, paskemi dalur shumë të suksesshëm dhe, prandaj, Ministri e meriton një mirënjohje!

Tutje, nga informata rreth kësaj “ngjarje madhështore” të Shaqir Fetait, na thuhet: “Nga ana e tij, Ministri Jeton Shaqiri, është i qëndrimit se shteti dhe administrata publike është kontakti i parë i qytetarëve me shtetin”! Po po, mos mendoni se jeni në lajthitje, pikërisht këtë e mendon ky Ministër, ose, shërbimet e Shaqir Fetait ia ngulin ministrit duke e paraqitur atë tërësisht “gllup”!

Ai e paska bindur Shqir Fetain se digjitalizimi i plotë i shërbimeve nënkupton arritje më e lehtë te standardet evropiane!

Me këtë konstatim, Shaqir Fetai mund të mendojë se mund t’i digjitalizojmë edhe shërbimet tona fetare. Për shembull, sipas mendjes së Shaqir Fetait, mund ta digjitalizojmë një namaz me xhemat dhe, pastaj, këtë pamje ta lëshojmë nga pesë herë në ditë, në çdo vakt të namazeve, kështu që, xhemati virtualisht do të ishte prezent në xhami dhe, me këtë, do t’i kryente obligimet e veta fetare për sa i përket namazit. Po kështu, mund ta digjitalizojmë edhe agjërimin, por, assesi nuk mund të digjitalizohet dhënia e fitrit, zeqatit, therrja e kurbanëve, kryerja e haxhit, sepse, këtu janë paratë që i pret Shaqir efendia!

Epo tani, kur Shaqir Fetai i jep vetes të drejtë që të tallet me një shoqëri të tërë, duke propaguar se Ministria e shoqërisë informatike paska ndihmuar shumë BFI-në në kohë pandemie, atëherë, pse mos të luhet pak mastrapalla edhe me Shaqir Fetain. E meriton ky talljen, natë e ditë, për çdo çast e në çdo minut, sepse, ky një jetë të tërë e ka ngritur duke u tallur me myslimanët dhe me fenë e tyre, duke i parë atë si kërma (coftina) të përshtatshme për ORAO-n!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Nis takimi Kurti-Vuçiq në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë…

Policia e Maqedonisë së Veriut zbulon 78 migrantë në një kamion

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ndaluar 78 migrantë deri sa po…

Mickoski: Еvropa na tradhtoi

Кryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në brifingun joformal me gazetarët tha se…

Kreu i Komitetit Ushtarak të BE-së në Shkup: Kujdes nga sulmet kibernetike

Kryesuesi i Komitetit Ushtarak të Bashkimit Evropian, gjenerali Claudio Graziano ka tërhequr…

Parlamenti Europian nuk e njeh Lukashenkon si President të Bjellorusisë

Grupet kryesore politike të Parlamentit Evropian (PE), kanë konfirmuar të martën se…