Për shkak të depërtimit të aeroplanëve kinezë në zonën e mbrojtjes ajrore, Tajvani i ngriti aeroplanët e tij luftarakë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit.

Tajvani, për të cilin Kina konsideron se është territori i saj, tha se ka dërguar aeroplanë dhe ka shpërndarë sisteme raketore që t’i “ndjekin aktivitetet kineze” në zonën e tij të identifikimit për mbrojtje ajrore.

Vendimi erdhi pasi 27 aeroplanë luftarakë kinezë iu afruan hapësirës ajrore të Tajvanit.

Tensionet veçanërisht u rritën pasi kryetarja e Kongresit amerikan, Nensi Pelosi ishte për vizitë në Tajvan, pas çka Pekini zyrtar kundërshtoi.

“Pelosi nuk është e vetëdijshme për morinë e problemeve në vendin e saj dhe nuk kujdeset për jetesën dhe mirëqenien e bashkëqytetarëve të saj, por përkundrazi bën hile politike dhe përsërit atë që është vërtetuar nga fakte të shumta si gënjeshtra e shekullit”, shkroi zëdhënësja e Qeverisë kineze, Hua Çunjing.

Ajo shtoi se vizita e Pelosit në Tajvan e zbuloi motivin e keq për shfrytëzimin e të drejtave të njeriut si arsyetim për përzierje në çështjet e brendshme në vend të tjera, minim të stabilitetit të Kinës dhe kufizim të zhvillimit të Kinës.

Britania e Madhe dhe Gjermania menjëherë reaguan dhe kërkuan depërshkallëzim të situatës.

Ministrja britanike e Punëve të Jashtme, Liz Tras i bëri thirrje Kinës që ta depërshkallëzojë situatën në lidhje me vizitën e Nensi Pelosit. “Nuk e mbështes qasjen e tyre nxitëse. Është krejt normale ajo që po ndodh (mendohet në vizitën e Pelosit) dhe i bëj thirrje Kinës për depërshkallëzim”, tha Tras.

Për tensionet e rritura komentojnë edhe autoritetet gjermane. “Berlini bashkë me partnerët ndërkombëtarë angazhohet për depërshkallëzim në Ngushticën e Tajvanit”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë gjermane të Punëve të Jashtme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Serbia po armatoset”/ Vjen paralajmërimi: Ja çka po kërkohet nga Kosova!

Situata mes Kosovës dhe Serbisë, po vazhdon të jetë e tensionuar. Provokimet,…

Filipçe drejtuar krerëve të bashkësive fetare: Ndalesat janë ende në fuqi

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp theksoi…

Një person i vrarë në protestat në Kubë

Autoritetet në Kubë konfirmuan se një person është vrarë në protestat anti-qeveritare…

Spitalin mobil në Shkup, ushtria vendos krevatet

Anëtarët e Qendrës Mjekësore Ushtarake brenda afatit të parashikuar tashmë kanë instaluar…

OSBE-së Shkup shpalli 11 fitues të granteve të vogla për përkrahjen e shoqërisë civile dhe qytetarëve gjatë pandemisë COVID-19

Misioni i OSBE-së në Shkup sot publikoi listën e organizatave të shoqërisë…