Nga Gjyla Çeliku /


T’jesh spiun për mua është puna më e rëndë dhe më e keqe n’planet. Ka nga ata/ato që e duan dhe e kanë pasion por janë gabim. Këshilla ime është që nëse e bëjnë, le ta bëjnë me shuma të majme dhe hapa të sigurtë, do profesionalizëm dhe orientim të duhur, sepse mund të futesh në qorrsokak dhe s’del dot nga aty. Sot përderisa kërkoja të postoj disa postime të mëhershme nga postimet e mia, unë e shoh që nuk figurojnë më në faqen time… U mërzita, po u mërzita shumë sepse është puna ime që e bëj me përkushtim për të pasur ndikim, edhe nuk u mërzita sepse 90% të postimeve i kam në media dhe portale, s’ju dalin llogaritë të thyejnë kodet e fshehta(password) të të gjitha mediave, sepse ua thyejnë hundët. Me mua e keni akoma më vështirë se sa me mediat, a e dini pse? Facebookun tim unë e kontrolloj, ndjekës kam shumë dhe fenomenet I luftoj. Deri sot nuk jam shitur dhe nuk do shitem për t’mbrojt krimet e juaja. Mua më shihni si opozitë. Populli më do dhe ajo u dhemb. Unë bëj vepra për popull, kurse ju jeni hajna. Ju paralajmëroj që të keni kujdes me mua, di të jem shumë e keqe, me veprimet e juaja ju jo që s’më doni të mirën mua, por s’doni popullin tuaj, puna ime është për popull! Çfarë mesazhesh lexuat:
-Zonjë postoni rastin e strehimores së grave të përdhunuara në Prizren që mund të mbyllet sepse nuk kanë financa.
-Profesoreshë filan doktori nga Kumanova ka marre ryshfet. Tjetri nga Tetova. Nga Shkupi me të madhe, prej 2000 deri 5000 operacionet. Bëjnë bashkepunim me spitalet private dhe gënjejnë që nuk bëjnë aparaturat, pastaj fondi ua paguan dhe me spitalet private i ndajnë bashkë.
– profesoreshe publikoje: Në Institutin e Trashëgimisë është hapur konkurs dhe janë pranuar vetëm maqedonas, lirisht kontakto në Institut, ku mbetëm ne?
-Në Kërçovë ndotje e madhe.
– Biznes me barnat bëjnë mjekët që i deryrojnë te farmaci të caktuara të shkojnë.
-Zonjë ju lutem shpërndani këtë postim, është humbur kjo vajzë, por me vonesë e kishte shiku administrata ime dhe vajza ishte gjetur.
-Zonjë ju lutem m’boni hall se s’kam dru për dimër
-Zonjë fëmijët i kam pa ushqim…
-Ju lutem ngreni çeshtjen e diasporës
-Ju lutem ngreni çeshtjen e ikjes së rinisë…
-Mesazhi i djeshëm: Gjyla t’lus për një mjek sepse motra e ka burrin shumë të sëmurë…
-I sotshmi, jam një grua nga Shqipëria e martuar në Shkup, kam nevojë për punë, edhe pastruese bile, sepse askush nuk punon. Jam nënë e 3 fëmijëve…
Ti thyes kodin dikujtë për mesazhe të këtij lloji jo veç shteti, por edhe Zoti të dënon, jam e sigurtë që do ju dënojë, unë s’merrem me ju kësaj radhe sepse e di që jeni shqiptarë dhe do lëndohem më shumë kur ta kuptoj që do jeni dikush që ju kam ndihmuar dhe i njofshëm, unë e lej në Zot, por radhën e ardhshme di si veproj, e dini pse?
Sepse ju jeni vegla spiunë të lira, që shfrytëzoheni nga ata/ato që ju orientojnë.
Spiunazha n’botë paguhet shumë, ju paguheni me shfrytëzim dhe turp, kjo quhet spiunazhë Ballkani.
Më keni bllokuar shumë miq në facebook, ndër to edhe disa mikesha të cilat me kanë ndihmuar shumë në humanizëm. Para disa ditësh me erdhi nje çertifikatë nga Portugalia për ligjerata online “Biznesi në politikë”, paska ardhur posta e unë nuk kam qene, e paska marre nje maqedonas i cili ia ka dhënë nje shqiptarit fans i imi këtu dhe ai e paska marrë të hapur, dmth unë e pranova zarfin e hapur. Diktaturë e pirdhët që as në kohën e Stalinit nuk ka ndodhur. Më dërgoni njerëz që I financoni të shoqërohen me mua dhe të marrin informacion që cilës parti i ndihmoj. Njerëzit i ndiqni edhe sa “likes” dhe komente më bëjnë, bile me statistika të sakta i keni me muaj. Psh për nje muaj 20 likes të paskam bë, m’tha nje miku im. Pisa bre jeni shumë. Më shponi gomat e veturës. Më dërgoni ca mesazhe koti nëpërmjet profileve fallco. Por çdo veprim i juaji mua akoma më shumë më motivon! Vazhdojmë me kritika të fenomeneve shoqërore dhe politike. Nuk trembem nga insektet e pista që nuk i do as familje, mos të flasim për popullin ku nga 1000 komente, 999 i keni negative, ç’do më shumë nga ju? Truri u mungon. Jetoni me halucinacione. Jeni transferuar në kafshë.Për fenomenet që më tangojnë më takon të kritikoj pasi jam qytetare, ndërsa shkencat politike i kam profesion dhe çdo gjë e bej me pasion!
Juve edhe pak votues u kanë ngelur, të cilët shpejt do ikin në Gjermani sepse paratë nga vendi i punës të cilin ua keni dhënë ju, ata duhet ti harxhojnë duke vrapuar pas jush në zgjedhje. Shumë keq. Shumica ende janë në kredi sepse me lek janë punësuar. E dhimbeshme!
Më lirë dhe më shpejt punësohesh në Gjermani dhe ke ardhmëri, se sa të të punësoj nje parti në dreqin Maqedoni!
Tagg spiunin që e njeh!
Poshtë UDB-ja!
P.S. Mos harroni që edhe gratë e juaja janë fanset e mia, a për dashnoret nuk garantoj, por thellë në vetvete edhe ato me duan sepse i keni kapur keq dhe nuk dinë s’i t’ju shporrin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ku jeni “komandanta” të 2001-shit, pse po heshtni për komandant Sokolin!

Nuzemedin Imeri / Vëllezër e Motra, Të dashur bashkëkombës, të flasësh për…

“Grupi i Kumanovës” ri-dënohet me aminin e Ali Ahmetit

“Rasti i Kumanovës” në fakt është varri moral i BDI-së dhe oqeani…

Efendi Rexhepi: Me komplot e tradhëti nuk përmirësohen “situatat e vështira”

R E A G I M Mbi Raportin e Komisionit Evropian për…

Xhaferi: Nesër në xhami do vinë politikanët kriminelë, dhe hoxhallarët që heshtin para të keqes

Arianit Xhaferi Mendojeni pak o njerëz të mirë, Nesër do vinë në…

Fituesit e zgjedhjeve në Kosovë po e përkrahin Selën dhe Gashin, humbësit po e përkrahin Ahmetin dhe Musa Xhaferin

Ylber Pilku /Nëse bëjmë një paralele shumë lehtë do ta konstatojmë se…