Deputetja e PD, Jorida Tabaku në një deklaratë për mediat ka folur për procesin e integrimit.

Ajo tha se Shqipëria ka bërë hapa ndërsa sugjeroi që Shqipëria të mos ndahet nga Maqedonia e Veriut, pasi sipas saj, para disa viteve ishte pikërisht vendi ynë që pengoi hapjen e tyre të negociatave,

“Unë e di që qytetarët janë të lodhur nga retorika e integrimit. E di që qeveria ka festuar 8 herë hapjen e negociatave, por besoj se mbajtja e parë e konferencës së parë ndërqeveritare do të jetë mënyra e duhur se si të procedojmë. Ça është në dorën tonë e kemi bërë. Përgjegjës për dështimin është Edi Rama. Fatkeqësisht qeveria shqiptare është e pa angazhuar, nuk ka marrë masa për t’iu përgjigjur në mënyrë dinamike këtij procesit. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të ishin në të njëjtën grup, Shqipëria disa vite më parë dështoi Maqedoninë e Veriut, ndërkohë që i takon tani Shqipërisë të presim. Unë gjykoj që duhet të vijojmë përpjekjet me të gjitha shtetet që janë pjesë e këtij rajoni gjeografik”, tha Tabaku.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Ish ministri Çavkov rezulton pozitiv në burg, bashkë me 7 persona tjerë

Pesë të burgosur dhe tre punonjës në Burgun e Shtipit kanë rezultuar…

ASH: Në Tetovë mbështesim Bilall Kasamit

Mbështetja e Aleancës për Shqiptarët ndaj Bilall Kasamit në Tetovë është e…

Sela: Gjuha Shqipe ende nuk gëzon trajtimin e merituar

Ndërsa ne sot gëzojmë shkronjat me të cilat identifikojmë gjuhën tonë, festojmë…

Mehaj: Bashkë me Kurtin konfirmojmë se FSK ka të ardhme

Ministri i Mbrotjes, Armend Mehaj thotë se bashkë me kryeministrin e vendit,…

Osmani: Marrëveshja finale me Serbinë duhet të kalojë nëpërmjet Kuvendit

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takime të…