Turqia e ka bërë të qartë se qëllimi i saj nuk është të bllokojë anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë, ka thënë të dielën Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Gjatë një konference për shtyp, ai shprehu besimin se NATO do të jetë në gjendje të adresojë shqetësimet e Turqisë dhe se procesi i anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO është “më i shpejtë nga sa kemi parë më parë”.

Të premten, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha se nuk po e shikon “pozitivisht” anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO, duke i akuzuar të dyja vendet për strehimin e “organizatave terroriste kurde”.

“Për fat të keq, vendet skandinave janë si bujtina të organizatave terroriste. PKK dhe DHKPC janë strehuar në Suedi dhe Holandë. Ato kanë zënë vend edhe në parlamentet e tyre. Në këtë fazë, nuk është e mundur që ne ta shohim këtë pozitivisht”, kishte thënë Erdogan.

Pas kësaj, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha: “Kam besim se do të jemi në gjendje të adresojmë shqetësimet që ka shprehur Turqia në një mënyrë që nuk vonon anëtarësimin apo procesin e anëtarësimit, kështu që synimi im është ende të kemi një proces i shpejtë”.

Procesi i ratifikimit do të marrë kohë, pasi është standard kur kalon nëpër 30 parlamente, shtoi ai, por theksoi nevojën për të ecur më shpejt.

“Kjo është një mundësi historike që duhet ta shfrytëzojmë”, ka vlerësuar Stoltenberg.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

LSDM: VMRO-ja do të mbahet mend si bllokuesja më e madhe për vitin 2019

Nga LSDM njoftojnë se mund të konstatohet se VMRO-ja do të mbahet…

ASH: A po bëhet Qeveria strehimore e njerëzve që merren me drogë?

Edhe pse në kohë pandemie, kur pothuajse gjithë fokusi po bie mbi…

Theret me thikë një person në Pejë 41 minuta më parë

Një person është therur me thikë dje gjatë ditës në Pejë. Viktima…

Kosova shpall dy zyrtarë rusë persona non grata

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se janë shpallur…

Janë regjistruar afër 1 milion qytetarë

Enti Shtetëror i Statistikës njofton se deri ditën e djeshme në ora…