Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se institucionet e Republikë së Kosovës  i kanë të gjitha kapacitetet për të larguar barrikadat në veri, dhe se në koordinim me partnerët ndërkombëtarë janë duke vlerësuar situatën për reagim adekuat.

“Çdo çast i kaluar nën bllokim të barrikadave të ngritura nga grupe të armatosura e kriminale është i tepërt. Institucionet e Republikës së Kosovës i kanë të gjitha kapacitetet për ti larguar barrikadat dhe në koordinim me partnerët tanë ndërkombëtar janë duke vlerësuar situatën për reagim adekuat”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

“Veriu i vendit tonë, si çdo cep i Republikës sonë duhet të kthehet sa më shpejtë në normalitet”, shtoi ai.

Sveçla shpërndau fotografi të pjesëtarëve të policisë në një lokal në Prishtinë, për të cilin tha se si shumë biznese e familje bujare, dje ka përgatitur ushqim për zyrtarët tanë policor që po angazhohen në veri, në mbrojtje të vendit tonë.

“Darkën e kaluam së bashku me zyrtarët policor në Bërnjak të cilët, si gjithë të tjerët, me moral të lartë e me përkushtim po punojnë sipas misionit të tyre në ofrimin e sigurisë e në mbrojtjen e sovranitetit e integritetit territorial të vendit tonë”.

“Ndërsa, nga qytetarët e kësaj zone që janë bllokuar nga barrikadat tash e një javë po kërkohet me ngulm heqja e barrikadave dhe vazhdimi i jetesës dhe zhvillimit pa pengesa”, u shpreh ministri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Jo ekstradim por hetim ndërkombëtar

Pas dekleratave të Ramush Haradinaj lidhur me ekstradimin e mundshëm te Grupit…

Mijëra banorë evakuohen nga qytete të ndryshme ukrainase

Afër 13,000 civilë ukrainas janë evakuuar përmes korridoreve humanitare gjatë të shtunës,…

Kurti: Vetëvendosje do t’i marrë 2/3 e votave në zgjedhjet e reja

Lëvizja Vetëvendosje është duke e mbajtur mbledhjen se 42-të të Këshillit të…

Vjen reagimi i BE-së rreth planit të Trumpit për Izraelin e Palestinën

Bashkimi Europian ripohoi angazhimin e tij të fortë në favor të një…

Biden zbardh prapaskenat: Kemi marrëveshje me talebanët…

Teksa situata kaotike në Kabul vazhdon, presidenti amerikan Joe Biden iu drejtua…