Për lëndën “Lagja e Trimave” apo siç njihet edhe si Rasti i Kumanovës nuk do të ketë gjykim të ri, vendosi Gjykata Supreme.

Siç ka mësuar Fokus, në vendim shkruan se “ankesat e të akuzuarve janë refuzuar si të pabaza”.

Ndërkaq aktgjykimi i shkallës së dytë, për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015, shpalli fajtor 33 persona për veprën “terrorizëm”. Gjykata e Apelit e konfirmoi vendimin e Gjykatës Penale me çka shtatë persona u dënuan me burg të përjetshëm, 13 nga 40 vite, gjashtë nga 20 vite, një person me 18 vjet burg kurse dy persona me 13 dhe 14 vjet. Në ngjarjet e Kumanovës, jetën humbën e tetë policë dhe 10 anëtarë të grupit të armatosur./TV21

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Deputetja gjermane: BE t’i ngrijë menjëherë bisedimet për anëtarësimin e Serbisë, pas deklaratës së Vuçiqit për Kosovën

Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Ndihmën Humanitare në…

Dy persona gjenden të vdekur në banesat e tyre

Një person u gjet i vdekur në banesën e tij në rrugën…

Stoltenberg: Anëtarët e NATO-s duhet të plotësojnë rezervat e tyre të armëve

Anëtarët e NATO-s duhet të plotësojnë rezervat e tyre të armëve dhe…

Zaharieva: Do ta ndjekim regjistrimin në Maqedoninë e Veriut

Evropa dhe Bullgaria do ta ndjekin zbatimin e regjistrimit në RMV që…

Maqedonia e Veriut ka mangësi në mbrojtjen nga ndotja e ajrit

Sipas Komisionit Evropian, kapacitetet administrative në fushën e mjedisit, në të gjitha…