Po bëhet gjithnjë e më e zakonshme që lojtarët e futbollit t’i kushtojnë rëndësi të madhe ushqyerjes dhe prej disa muajsh është e zakonshme të dëgjohet të flitet për ‘superushqime’.

Ky është emri që u jepet në dhomat e zhveshjes së ekipeve të futbollit produkteve që janë tërësisht natyrale, por përmbajnë lëndët ushqyese të nevojshme për të ndihmuar performancën në fushë.

Tashmë ushqimi që është kthyer në modë mes futbollistëve të mëdhenj janë alga deti, pasi ato japin lëndë ushqyese sa herë që i hani.

Me fjalë të tjera, ju mund të hani alga deti para, gjatë dhe pas stërvitjes. Gjithashtu siguron shtatë herë më shumë proteina sesa mishi, perimet apo peshku, shkruan Marca.

Por është mbi të gjitha spirulina dhe klorela ato që janë më ushqyeset.

Çfarë është superushqimi?

  1. Është burim i fenilalaninës, përshpejton metabolizmin dhe eliminon më shpejt toksinat nga trupi.
  2. Kanë fuqi ngopëse kur bien në kontakt me ujin në trup.
  3. Përmban vitamina A, B1, B2, C, D, E dhe K, kalium, hekur, fibra dhe kalcium (deri në dhjetë herë më shumë se qumështi).
  4. Ka veti antivirale dhe anti-inflamatore që ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar.

Dieta e futbollistëve

Algat kanë diçka shumë të rëndësishme për këta tre futbollistë, e ajo është se vlera kalorifike e saj është pothuajse zero.

Për këtë arsye, po bëhet gjithnjë e më e zakonshme që futbollistët e mëdhenj si Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo të përfshijnë algat në dietën e tyre.

Një tjetër sportist i njohur që e do këtë ushqim është Karim Benzema, sulmuesi i Real Madridit është në gjendjen më të mirë fizike të karrierës së tij dhe për këtë luan një rol të madh dieta e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Bayerni barazim me Hertha (VIDEO)

Bayern Munich e ka filluar mbrojtjen e titullit me barazim 2-2 në…

Po testohen edhe 7 pacientë të tjerë të dyshuar me koronavirus

Shtatë pacientë të rinj janë duke u testuar për koronavirus, tha Ministri…

“Zgjedhjet e parakohshme”, LSDM e VMRO me qëndrime diametralisht të kundërta

Vendi duhet të shfrytëzojë mundësinë e parë për të mbajtur zgjedhjet e…

Qeveria do të shqyrtojë rritjen e akcizës së naftës

Ministrja e Financave, Nina Angellovska thotë se do të kërkojnë që ta…

Joshua zbulon se çfarë i pëshpëriti në vesh Ruizit në ring

Anthony Joshua ka treguar se i kishte thënë Andy Ruizit të mos…