Gjykata në Zelandë të Re e ka dënuar me burgim të përjetshëm pa mundësinë e lirimit me kusht Brenton Tarrant që vrau 51 njerëz në dy xhami në Christchurch.

Brenton Tarrant është personi i parë në historinë e Zelandës së Re që e ka marrë këtë dënim.

Australiani 29 vjeçar akuzohet për vrasjen e 51 personave, tentim vrasjen e 40 personave të tjerë dhe për terrorizëm.

Gjykatësi i ka cilësuar veprimet e tij “çnjerëzore” duke shtuar se “ai nuk ka treguar aspak mëshirë”.

Sulmi që ndodhi në dy xhamitë në Christchurch në marsin e kaluar dhe që u shfaq drejtpërdrejtë online shokoi botën.

Dënimi i Tarrant shënon edhe dënimin e parë për terrorizëm në historinë e Zelandës së Re, transmeton Klan Kosova.

“Krimet e tua janë aq të liga sa edhe nëse dënohesh derisa të vdesësh kjo nuk do të shterojë kërkesat për dënim”, ka thënë gjykatësi Cameron Mander në seancë.

Derisa po e shqiptonte dënimin e përjetshëm pa mundësi lirimi me kusht, gjykatësi Mander tha “Nëse jo këtu, atëherë kur?”.

Dënimi i përjetshëm pa mundësi lirimi me kusht nënkupton që i dënuari nuk do ta ketë mundësinë që të lirohet nga burgu pasi ta ketë kryer vetëm një pjesë të dënimit të përgjithshëm.

Gjykatësi Mander ka thënë se dënimet e përjetshme pa mundësi lirimi me kusht janë të rezervuara vetëm për “vrasësit më të këqinj”.

Zelanda e Re nuk e ka dënimin me vdekje si pjesë të sistemit të saj të drejtësisë.

Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern, pas shqiptimit të dënimit për Tarrant, tha se “tash nuk kemi asnjë arsye të mendojmë për të, ta shohim ose të dëgjojmë përsëri nga ai”.

“Sot shpresoj që është hera e fundit kur ne kemi ndonjë arsye që ta dëgjojmë ose ta themi emrin e terroristit”.

Pas këtij sulmi që la të vdekur 51 persona, Zelanda e Re solli ligje me të rrepta për armët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…