Një qytetar nga veriu i Mitrovicës ka njoftuar se është sulmuar vetura e tij, për çka e ka akuzuar Milan Radoiçiqin.

Dilje Radoviq me anë të një shkrimi në Facebook ka thënë se brenda veturës kishte fëmijë.

“Falë mbretit Milan [Radoiçiq] dhe idiotëve të tjerë, ata qëllojnë edhe kur fëmijët janë brenda në veturë”, shkruan Radoviq.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që sulmohen nga huliganët veturat e qytetarëve serbë që gjenden në këtë pjesë të Kosovës.

Brenda një periudhe të shkurtër ishin djegur shumë vetura, pasi i kishin regjistruar në targa RKS të Republikës së Kosovës nga ato ilegale serbe.

Po ashtu, ka pasur kërcënime nga bandat kriminale për të gjithë ata qytetarë serbë që bashkëpunojnë me institucionet qendrore e lokale të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Gjobiten 199 vozitës në Shkup, 29 për ngasje të makinës në gjendje të dehur

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (20.02.2021) ka regjistruar…

A duhet të japë Ukraina territor? Biden: Duhet të ketë zgjidhje të negociuar

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, duket se nuk e ka përjashtuar krejtësisht…

Gjykata e Ukrainës urdhëron arrestimin e ish-presidentit Viktor Yanukovych, që akuzohet për tradhti dhe afërsinë me Putinin

Gjykata e Ukrainës ka urdhëruar arrestimin e ish-presidentit Viktor Yanukovych, i cili…

Guterres dhe Erdogan pritet të takohen sot me Zelenskyn në Ukrainë

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, do të duhej…

AP: BE-ja i lëshohet Ballkanit me vizita për të fituar miq e ndikim

Bashkimi Evropian është në mes të një udhëtimi tjetër vullnetmirë nëpër Ballkanin…