Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se ka identifikuar personat e dyshuar në lidhje me incidentin e sotëm në Leposaviq, ku të njëjtit nuk përfillën urdhrin e policisë për të ndaluar, dhe u larguan duke goditur veturën e Policisë së Kosovës.

Sipas njoftimit të Policisë, dy personat e dyshuar rezultojnë të jenë persona me të kaluar kriminale dhe të përfshirë në dhjetëra vepra penale.

Madje njëri prej dyshohet të jetë i përfshirë në mbi 80 vepra të tilla, njofton Klankosova.tv.

“Policia e Kosovës sipas detyrës zyrtare ka ndërmarr veprimet e nevojshme operative hetimore dhe ka identifikuar dy persona të dyshuar, verifikimet e të cilëve kanë rezultuar me përfshirjen e tyre në veprimtari kriminale”.

Njoftimi i plotë i policisë:

Personat e dyshuar të përfshirë në këtë rast sipas të dhënave rezultojnë të jenë persona me të kaluar kriminale dhe të përfshirë në dhjetëra veprave penale dhe kundërvajtje si:

  1. I dyshuari mashkull kosovar me iniciale (D.S. 1991), dyshohet të jetë i përfshirë në mbi 80 vepra penale, nga to i dyshuar edhe për vepra penale si; vrasje, detyrim, armëmbajtje pa leje, sulm, pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, kanosje, vjedhje e rëndë, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, grabitje etj., etj. I njëjti ka kryer edhe mbi (20) kundërvajtje.   Po ashtu,
  2. I dyshuari mashkull kosovar me iniciale (M.D. 1985), dyshohet të jetë i përfshirë në 17 vepra penale, nga to i dyshuar edhe për vepra penale si; vrasje, shtrëngim, armëmbajtje pa leje, vjedhje e rëndë, lëndim i rëndë trupor, kalim i paautorizuar i kufirit, manipulim me prova etj, etj. I njëjti ka kryer edhe (3) kundërvajtje.   Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, ofrimit të sigurisë ndaj qytetarëve pa dallim, si dhe parandalimit të veprimtarive të ndryshme kriminale.
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Publikohet projekti i Portit të Durrësit, Rama: Një prej porteve më të mëdha turistike të Mesdheut

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zbuluar projektin e Portit të Durrësit.…

Osmani i quan trishtuese statistikat e dhunës ndaj grave: Kryesit e veprave duhet të dënohen

Nën patronatin e kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi, sot është hapur “Java…

Shkon në 19 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Gjermani

Të paktën 19 persona kanë vdekur dhe dhjetëra njerëz janë zhdukur në…

Lulëzimi i prodhimit të kokainës tregon se lufta kundër drogës ka dështuar

Kokaina është e përhapur kudo në pjesët e largëta rurale të Kolumbisë.…

Zbardhet grabitja e madhe, arrestohen tre persona në Shkup

Policia ka arrestuar tre persona nga Manastiri të cilët kanë tentuar të…