Të paktën 4 të vrarë dhe 15 të plagosur është bilanci i një sulmi me armë në shtetin amerikan të Kalifornisë.

Autori i ngjarjes po ashtu u qëllua për vdekje nga policia.

Ngjarja u shënua të dielën mbasdite në kohën kur në qytetin e vogël Gilroj në veri të vendit po zhvillohej festivali i përvitshëm tradicional i ushqimeve.Dëshmitarët, shumica familjarë, fillimisht menduan se të shtënat ishin pjesë e nje shfaqjeje piroteknike me fishekzjarre, por vunë re se disa nga viktimat kishin marrë plagë në trup nga armë automatike.

Disa prej tyre mbetën të shtrirë në tokë, ndërsa të tjerë të kapur nga paniku tentuan të largoheshin nga vendngjarja. Nje video e publikuar online tregon momentin e panikut. 

Sipas policisë, raportohet se autori i pajisur me një jelek mbrojtës po hapte zjarr në mënyrë rastësore dhe kishte hyrë në zonën e festivalit duke prerë gardhin rrethues.

Motivi i sulmit nuk është qartësuar, por vijojnë kërkimet për një bashkëpunëtor të mundshëm.

Ngjarja u komentua edhe nga presidenti Donald Trump, i cili u bëri thirrje qytetarëve të kenë kujdes.

Një sulm i ngjashëm me armë u raportua mbrëmjen e së shtunës në një lagje të qytetit të Nju-Jorkut, ku mbeti i vrarë një person dhe 11 të tjerë u plagosën.

Epidemia e sulmeve me armë në vitet e fundit ka detyruar disa shtete amerikane të ashpërsojnë ligjet për armëmbajtjen, por për arsye historike shumë nga to i kundërshtojnë këto nisma ligjore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Helmimi nga alkooli lë të vdekur 34 persona në Rusi

34 persona kanë humbur jetën pas një helmimi masiv që dyshohet të…

Banorët lajmërojnë policinë pasi në lagje e shohin të dyshuarin për vrasjen e 18-vjeçares – ka ndryshuar pamjen duke i prerë flokët

Banorët e lagjes ku dyshohet se u vra 18-vjeçarja në Ferizaj, e…

Rusia po përparon, por ka humbje të mëdha – thotë raporti më i fundit i inteligjencës britanike

Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe ka publikuar përditësimin e saj…

Danimarka i jep fund shumicës së kufizimeve të vendosura për shkak të COVID-19, ndërsa fqinji i saj Suedia i zgjeron kufizimet

Qeveria e Danimarkës tha të mërkurën se do të heqë shumicën e…

Aksion i madh policor në Tetovë, sekuestrohen 22 kilogram drogë

Policia sot rreth orës 17:00 ka filluar një operacion anti-drogë në Tetovë.…