Pronarët e televizionit Top Channel janë marrë në pyetje në lidhje me sulmin e ndodhur në orët e para të 27 marsit ku mbeti i vrarë roja i sigurisë Pal Kola.

Sipas Report Tv ata janë pyetur nëse kanë pasur kërcënime kohët e fundit dhe kanë konfirmuar se episode të tilla nuk kanë ndodhur dhe nuk kanë një të dyshuar.

Sot policia e Tiranës ka vendosur në dispozicion shumën e parave prej 100 mijë Euro për këdo që jep informacione rreth autorëve të sulmit me armë ndaj Top Channel ku mbeti i vrarë roja i këtij objekti, 60-vjeçari Pal Kola.

“Policia e Shtetit fton qytetarët që të japin informacion për autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë dhe vendos shpërblim 100 000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në identifkimin e autorëve. Policia e Shtetit vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 069 41 10 299, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi”, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

MSH: 206.013 të vaksinuar, 38.505 të rivaksinuar

MSH-ja njofton se numri I qytetarëve që janë paraqitur për t`u vaksinuar…

Raportohet për 90 mijë të prekur nga virusi në Kinë

Pohimet e infermieres vijnë në kohën kur autoritetet kineze janë përballur me…

Derisa çdo ditë regjistron bashkësi të reja islame, gjykata sërish refuzoi regjistrimin e “Kishës së Vranishkovskit”

Gjykata e Apelit në Shkup e ka refuzuar ankesën e Arqipeshkvisë Ortodokse…

Tragjedia në Tetovë: Vetëm edhe një viktimë ka mbetur për t’u identifikuar

Zjarri që kaploi mbrëmë spitalin modult të Tetovës la të vdekur 11…

Talibanët mbajnë nën arrest shtëpiak ish-presidentin e Afganistanit

Talibanët ia kanë hequr sigurinë ish-presidentit afgan Hamid Karzai dhe kreut të…