Ambasadorja amerikane më Tiranë Yuri Kim ka shprehur shqetësimin për sulmet kibernetike në Shqipëri, për të cilat qeveria akuzon Iranin. Në konferencën e organizuar nga Dhoma Amerikane, Kim tha se disa keqdashës u përpoqën që të minojnë besimin në demokraci.

“Ka disa njerëz të jashtëzakonshëm që kanë ardhur në këtë konferencë. Do të kisha dashur që ta kisha pasur kalanderin tim bosh sot dhe nesër që të merrja pjesë në këto diskutime. Ata do të flasin për risqet, rreziqet e kibernetikës.

Ky diskutim nuk mund të kishte ardhur në një kohë më të volitshme se kjo. Drejtuesit vendor kanë një rol më rëndësi në demokraci. Ju e dini se çfarë prioritetesh ka për të pasur një jetë në të sigurt. Rishtas në Shqipërisë, siç e kemi pasur muajt e fundit, mbrojtjen e disa keqdashësve që përpiqen që të minojnë besimin në demokraci, ku iu prishet qetësia qytetarëve. SHBA janë këtu për të ndihmuar. Kemi ndihmuar për masat kibernetike. Për shkak të varësisë së qytetarëve nga rrjetet sociale, kemi nevojë për partneritet.”, tha ambasadorja Kim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Shaqir Fetai Ramazanin e sheh si para

Shaqir Fetai, ky farë halldupi që kohëve të fundit ka nisur të…

Zaevi dhe Mickoski nesër përfundojnë izolimin

Dy liderët e partive më të mëdha politike, Zoran Zaev dhe Hristijan…

Themelohet mekanizmi për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme ka miratuar themelimin për mekanizmin…

Ja pse puçistët anti-Kurti kanë frikë nga zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Shkruan:Skender Kapiti / Blloku apo fronti antilegjitim dhe verbëria e injoranca korruptive…

Efendi Aziri: Islami e ka shenjtëruar dashurinë e njeriut për njeriun

Kumaovë – 14 maj, – Me rastin e Festës së Fitër Bajramit,…