Një grua sulmoi dhe qëlloi për vdekje tre fëmijë dhe tre të rritur, në një shkollë private të krishterë në Nashville, Tennessee.

Sulmuesja është vrarë nga policia pas një përleshjes që e pati me ta, pasi kishte sulmuar shkollën Covenant.

Policia amerikane njoftoi se e dyshuara që dukej sikur të ishte adoleshente, ishte armatosur me dy lloje të pushkëve automatike dhe një revole.

John Howser nga qendra medicinale Vanderbilt, ka konfirmuar se tre pacientë të repartit pediatrik janë transportuar për në spitalin Monroe Carell Jr, pasi kishin pësuar plagë nga armët e zjarrit.

Tre fëmijë, që të gjithë nxënës të shkollës, janë shpallur të vdekur pasi ishin pranuar në spitalin ku shpresonin se do të arrijnë t’i ndihmojnë.

Sulmuesja u shpall e vdekur pasi u qëllua nga policia pasi refuzoi t’ju bindet urdhrave dhe të dorëzohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Kërkohet simetri në të drejtat e pakicave në Kosovë dhe Serbi |Video

Përfaqësuesit e shqiptarëve dhe boshnjakëve në Serbi kanë nisur një iniciativë për…

Kurti flet me Engel, e fton ta festojë ditëlindjen në Kosovë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me ish-kongresistin…

Gjendet i vdekur Astrit Ismaili, MPB konfirmoi rastin

Është gjetur i vdekur në lumin Vardar në Shkup, Astrit Ismaili nga…

Sulmi kibernetik zbulon bisedimet sekrete mes Shqipërisë e Britanisë për emigrantët

Sulmi kibernetik iranian ndaj Shqipërisë ekspozoi bisedime sekrete midis Mbretërisë së Bashkuar…

Më shumë se 1.5 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina

Më shumë se 1.5 milionë refugjatë janë larguar tani nga Ukraina për…