Nënkryetari i Bashkisë së Mariupol në Ukrainë ka deklaruar se 1207 trupa të pajetë janë mbledhur në rrugët e qytetit. Këtë pohim Sergei Orlov e ka bërë për BBC. Megjithatë, ai nuk përjashtoi se numri i të vrarëve që nga fillimi i bombardimeve ruse mund të jetë më i lartë.
Qyteti port në Detin e Zi është përballur me bombardime dhe sulme të rënda ajrore ruse prej disa ditësh.
Vetëm një ditë më parë, një maternitet u shkatërrua në këtë qytet si pasojë e bombardimeve, duke shkaktuar 3 të vdekur, mes të cilëve një fëmijë.
Sipas Orlov, ka qenë e pamundur identifikimi i të gjithë viktimave. Së fundmi, 47 viktima u varrosën në një varr masiv.