Një burrë nga Wisconsin-i i Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka vrarë pesë anëtarë të familjes, përfshirë një 14-vjeçar, por e ka kursyer një fëmijë të vogël.

Pasi e kishte kryer krimin e shumëfishtë, ai e kishte telefonuar policinë dhe i kishte thënë se familje e tij është e vdekur, bëri të ditur zyrtari policor, Alfonso Morales, gjatë një konference për gazetarë.

Kur policët arritën në vendin e ngjarjes, ata i gjetën viktimat pa shenja jete. Identitetet e tyre nuk janë bërë publike, por autoritetet thanë se viktimat ishin të moshës 14 deri 41-vjeçare.

Brenda shtëpisë ku ndodhi sulmi u gjet edhe një 3-vjeçar, i cili besohet të jetë kursyer qëllimisht nga sulmuesi. Ai u dërgua në spital për t’u kontrolluar nëse ka pësuar ndonjë lëndim.

Sulmuesi është identifikuar si Christopher P. Stokes, 43 vjeç. Ai është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje. Motivi i sulmit nuk është bërë i ditur ende.

Policia tha se krimi i tmerrshëm ndodhi në një lagje më të varfër, ku banorët e zonës përballeshin me stres të madh, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

Shkalla e varfërisë në këtë pjesë është 26 për qind, që është mbi 50 për qind më e lartë se mesatarja kombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…