Këshilltari për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Jake Sullivan, tha para gazetarëve se Shtetet e Bashkuara kanë informacione se Irani po përgatitet të furnizojë Rusinë me dronë – përfshirë armë të ndryshme që montohen në dronë.

Sullivan theksoi se Rusisë po i kushton shtrenjtë lufta në Ukrainë, e për të minimizuar këtë po tenton të furnizohet nga lindja, transmeton Telegrafi.

Sipas tij, Shtëpia e Bardhë ka informacione se qeveria iraniane po përgatitet t’i dhurojë Rusisë qindra fluturake pa pilot.

“Informacionet që i kemi tregojnë se Irani po përgatitet të trajnojë forcat ruse në përdorimin e këtyre fluturakeve – duke filluar me një trajnim gjatë këtyre ditëve. Megjithatë nuk dihet nëse Irani ka dërguar tashmë ndonjë fluturake të tillë në Rusi”, shtoi Sullivan.

E sipas zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, informacionet e Sullivan bazohen në raportet e inteligjencës amerikane që i ka mbledhur nga terreni.

Kjo nuk është hera e parë që raportohet se Rusisë po i kushton shtrenjtë lufta në Ukrainë, dhe se pajisjet ushtarake kanë filluar t’i mungojnë dhe ata pak aleat që i ka po tentojnë t’i dalin në ndihmë.

Më herët ishte raportuar se mercenarë të shumtë sirianë, janë paraqitur për të luftuar krahas rusëve kundër ukrainasve që nga fillimi i pushtimit rus në këtë vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ambasadori Dejvid Gir: Skandali me pasaportat të hetohet deri në fund

Është e vërtetë që siguria e dokumenteve të udhëtimit është një pikë…

Vuçiq: Në vitin 2013 ndërkombëtarët më kërkuan që 2/3 e policëve në veri të jenë shqiptarë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ndërkombëtarët në vitin 2013,…

Kurti e falënderon FSK-në që shpëtuan të gjallë tre qytetarë në Turqi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se me shërbimin në Turqi, ushtarët…

Aksident tragjik në qarkoren e Shkupit, ndërron jetë një person

Një grua 53 vjeçe ka ndërruar jetë në aksidentin e djeshëm në…

Turqi, 3 vaksina në fazën e provave njerëzore

Zv/presidenti turk, Fuat Oktay, ka bërë të ditur se studimet e shtatë…