Qeveria suedeze nuk planifikon mbajtjen e referendumit nëse parlamenti i këtij vendi vendosë për të vazhduar me kërkesën për anëtarësim në NATO, ka njoftuar sot kryeministrja suedeze Magdalena Andersson.

Pushtimi rus në Ukrainë ka detyruar Suedinë dhe Finlandën të shqyrtojnë çështjen shumëvjeçare, nëse neutraliteti ushtarak është mënyra më e mirë për ruajtjen e sigurisë nacionale, ndërsa këto dy vende pritet të marrin vendimin për bashkim në NATO në javët e ardhshme.

Madje kryeministrja suedeze Andersson e ka cilësuar si ide të keqe mbajtjen e një referendumi, ku qytetarët do të mund të votonin lidhur me çështjen e anëtarësimit në NATO.

“Mendoj se nuk është një çështje e përshtatshme për referendum. Kemi shumë informacione për sigurinë nacionale që janë të besueshme, që shumë gjëra nuk duhet të shkojnë në referendum”, shtoi Andersson.

Parlamenti suedez po shqyrton politikën e sigurisë, kurse vendimi pritet të merret kah mesi i muajit maj. E duke marr parasysh se parlamenti suedez po e mbështet anëtarësimin në NATO – socialdemokratët e Anderssonit po konsiderohen si pengesa më e madhe në Suedi, lidhur me anëtarësimin në Aleancën Veri-Atlantike.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Irani liron përkohësisht 85 mijë të bur gosur për shkak të koronavirusit

Irani ka liruar përkohësisht rreth 85 000 të bu rgosur, duke përfshirë…

PDK të enjten zgjedh Kryesinë e re

Partia Demokratike e Kosovës javën e ardhshme do të mbledhë Këshillin Drejtues…

Një strukturë partiake e veshur në dimia grashë

/ EDITORIAL / BDI-ja, kjo “parti kombëtare”, pse nuk premton qoftë edhe…

​Protestë në Shqipëri kundër luftës, gruaja nga Ukraina: Kam djalin 8 vjeç atje

Svitlana Luzina është ukrainase që iu bashkua protestës paqësore që u zhvillua…

Liderët e Ballkanit Perëndimor mblidhen në Bruksel

Të martën në Bruksel do të mblidhen liderët e vendeve të Ballkanit…