Suedia ka njoftuar se do të dëbojë tre diplomatë rusë për të cilët thotë se nuk po veprojnë në përputhje me rregullat ndërkombëtare.
“Sot, Ministria e Punëve të Jashtme ka vendosur të dëbojë tre diplomatë rusë, puna e të cilëve në Suedi nuk është në përputhje me Konventën e Vjenës”, tha Ministrja e Jashtme Ann Linde.
Vendimi vjen pasi Franca dhe Gjermania urdhëruan 75 diplomatë rusë të largoheshin pas krimeve të dyshuara të luftës nga forcat e Moskës në qytetin ukrainas Bucha.