Pas valëve të të nxehtit Europa është goditur nga moti i keq, i cili ka shkaktuar edhe 13 viktima mes tyre edhe fëmijë.

Si pasojë e stuhive të shiut dhe atyre të erës kanë humbur jetën dy fëmijë 5 dhe 8 vjeç në Austri, si dhe kanë mbetur dhe 10 të plagosur, të cilët ndodheshin pranë një liqeni të vogël në Carinthia, kur disa pemë u shkulën nga era e fortë.

Në zona të tjera të kësaj krahine që kufizohet me Italinë dhe Slloveninë, era hoqi çatitë e shtëpive.

Kancelari austriak Karl Neuhammer konfirmoi vdekjen e dy fëmijëve në Twitter, duke shtuar se shumë njerëz u plagosën rëndë.

Ndërkohë në Korsikë për shkak të motit të keq kanë humbur jetën 5 mersona, mes tyre dhe një vaqjzë 13-vjeçare.

Pesë persona, përfshirë një vajzë dhe një grua të moshuar, u vranë pasi erërat e forta goditën Korsikën të enjten, duke lënë 45,000 familje pa energji elektrike, thanë autoritetet.

Një peshkatar 62-vjeçar dhe një grua që lundronin me kajake humbën jetën në det. Janë mbi 20 të plagosur dhe tre prej tyre janë shtruar në spital në gjendje kritike për jetën. Mes të plagosurve është edhe një turist italian 23-vjeçar.

Në Korsikë, një destinacion popullor turistik, një vajzë 13-vjeçare u vra kur një pemë ra në një kamping ku po qëndronte.

Në Francën kontinentale, rrjeti i shpërndarjes Enedis tha se rreth 1,000 familje mbetën pa energji pasi një stuhi goditi departamentet jugore të Loire dhe Ain. 35,000 familje dhe biznese mbeten pa energji elektrike në ishull , siç raporton një përfaqësues i kompanisë EDF.

Pasditen e djeshme të së mërkurës në Marsejë, rrugët u përmbytën dhe lumenj uji rrodhën poshtë shkallëve që të çojnë në portin e qytetit, sipas videove të postuara në rrjetet sociale.

Vala e motit të keq që ka prekur Italinë veriore dhe qendrore ka shkaktuar dy vdekje në rajonin e Toskanës, si dhe dëme të rënda materiale. Një grua dhe një burrë u shtypën nga trungjet e pemëve gjatë reshjeve në zonat më të gjera të poleve Luça dhe Carrara.

Në Louka tre persona kanë mbetur të plagosur pasi një pjesë e çatisë së një shtëpie private është shkëputur dhe ka rënë në trotuar nga era e fortë.

Në të gjithë rajonin e Toskanës ka pasur ndërprerje në furnizimin me energji elektrike, ndërsa në rajonin e Ligurias, me kryeqytet Genova, shpejtësia e erës i ka kaluar 140 kilometra në orë. Së fundi, në qytetin e Lunit, midis Liguria dhe Toscana, një tornado shkaktoi dëmtime në çatitë e shtëpive, rënie të pemëve dhe një errësirë ​​të përgjithshme në të gjithë zonën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Priftërinjtë serbë në Mal të Zi kënduan “kur ushtria kthehet në Kosovë”, vijnë reagimet e ashpra nga Kosova

Në ceremoninë e shugurimit të Mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal…

Pentagoni pret 90 ditë krizë në SHBA dhe kaos politik në disa vende

Pentagoni është duke llogaritur disa muaj krizë për shkak të koronavirusit në…

“Vetëvendosje bëri revolucion, theu edhe rekordin e Rugovës”

Analisti Armand Shkullaku ka thënë se këto zgjedhje të jashtëzakonshme treguan edhe…

Zhurma e vizitës nga Kina, Pelosi: Ne nuk do ta braktisim Tajvanin, ky vendim mbetet i hekurt

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve në ShBA, Nancy Pelosi, politikania më e…

Imazhi i babait sirian dhe të birit pa gjymtyrë, shpallet fotografia e vitit – fotografi turk flet për momentin e shkrepjes

Munzir Al-Nazzal po ecte nëpër tregun e Idlibit në pjesën veriperëndimore të…