Sulmet digjitale kundër faqeve të internetit të qeverisë tajvaneze përpara mbërritjes së Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi në Tapei të martën, dyshohet të kenë nisur nga hakerë aktivistë kinezë dhe jo nga qeveria kineze, tha një organizatë kërkimore për sigurinë kibernetike.

Sipas Reuters, webfaqja e zyrës presidenciale të Tajvanit u vu në shënjestër këtë të martë dhe në një moment nuk funksionoi, tha zyra në një deklaratë.

Qasja në faqen e internetit u rivendos brenda rreth 20 minutash pas sulmit, thuhet në deklaratë.

Agjencitë qeveritare tajvaneze po monitorojnë situatën përballë “luftës së informacionit”, shtoi më vonë një zëdhënës.

Një uebsajt i portalit qeveritar dhe faqja e internetit e Ministrisë së Jashtme të Tajvanit gjithashtu dolën jashtë funksionit këtë të martë.

Në një deklaratë, Ministria e Jashtme tha se të dyja faqet e internetit ishin goditur me deri në 8.5 milionë sulme në minutë nga vende si Kina, Rusia dhe shtete të tjera. Sulmet janë në vazhdim, thuhet në deklaratë.

Sulmet DDoS synojnë nxjerrjen jashtë funksioni të serverëve.

“Këto janë sulme të pakoordinuara  kundër faqeve të internetit që hakerët kinezë përdorin për të përcjellë mesazhin e tyre”,  tha Johannes Ullrich, Dekan i Kërkimeve në Institutin e Teknologjisë SANS, një organizatë arsimore dhe kërkimore për sigurinë kibernetike.

“Zakonisht vazhdon për disa ditë, por ata shpesh humbasin interesin brenda një jave. Shumë nga sulmet  motivohen nga ajo që shkruhet në shtypin kinez”, shtoi Ullrich.

Sulmet erdhën nga qindra mijëra adresa IP, të lidhura me pajisjet e regjistruara brenda hapësirës tregtare kineze të internetit, tha Ullrich. Grupi i adresave IP nuk përputhej me aktivitetin e zakonshëm të kryer nga hakerat e qeverisë kineze.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Kryeministri Kurti takon ministrin për Agrikulturë të Gjermanisë, flasin për bashkëpunim në bujqësi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e…

Muki shpreson se shqiptarët do t’i gënjejë përsëri (VIDEO)

Nënkryetari i LSDMs, Muhamet Zekiri ka komentuar deklaratën e kryeministrit, Zoran Zaev…

Prokuroria nis hetimet për kontrollorët e AlbControl

Shoqërohen disa prej tyre për t’u marre në pyetje Prokuroria e Tiranës…

125 të infektuar me Kovid-19 në 24 orët e fundit, 6 të shëruar

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer…

Manastirliu: Shkon në 400 mijë numri i personave të vaksinuar

Ministrja e Shëndetësisë, përmes një postimi në rrjete sociali njofton se që…