Strukturat paralele-ilegale serbe kanë filluar përgatitjen për të penguar qasjen në objektin e Komunës së Zubin Potokut, ku pritet të betohet kryetari i ri, Izmir Zeqiri

Burime të KosovaPress-it kanë bërë të ditur se në derën kryesore të objektit komunal në Zubin Potok disa persona tashmë kanë filluar të vendosin rrethoja prej hekuri.

“Sot janë parë disa persona në hyrje të objektit te komunës duke vendosur rrethoja prej hekuri”, ka thënë burimi i KP.

Ndryshe, kjo e ashtuquajtura “rezistencë” serbe vjen vetëm një ditë pas deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq se do të ketë “krizë të madhe” në veri të Kosovës.

Ai para gazetarëve të mërkurën ka akuzuar ndërkombëtarët se gjoja po mbështesin kryeministrin Albin Kurti, për të shuar pikërisht “rezistencën e serbëve”.

Kujtojmë se zgjedhjet në katër komunat veriore u mbajtën më 23 prill.

Serbia vazhdimisht apeloi serbët të mos dalin në votime. Si pasojë e presionit të Beogradit zyrtar, edhe kryetari i Partisë së Serbëve, Aleksandër Jabllanoviq është tërhequr nga gara zgjedhore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Trupi i britanikut që vdiq në burg dorëzohet nga rusët me shenja torture

Një zyrtar i lartë ukrainas thotë se trupi i shtetasit britanik, Paul…

Alarme për bomba në 14 shkolla të Shkupit

Mëngjesin e sotëm në adresat elektronike të 14 shkollave në Shkup është…

Komisioni Evropian propozon sanksione të reja kundër Rusisë

Komisioni Evropian ka propozuar sanksione të reja, duke përfshirë ndalimin e importit…

Navalny dënohet me nëntë vjet burgim

Udhëheqësi i opozitës ruse, Aleksei Navalny, u dënua me nëntë vjet burgim,…

Si e shpallën Umberto Econ ‘Persona Non Grata’ në Shqipëri

Ka qenë qershori i vitit 2000 kur Umberto Eco erdhi i ftuar…