Strategjia e Shaqir Fetait për të dalë sa më i suksesshëm në tubimin e fitrit, shpreh hiokrizinë që tek ai ka lëshuar rrënjë gati një decenie më parë. Atëherë kur nisi rënia drastike e grumbullimit të fitrit, si pasojë e vjedhjes në terren dhe jo në zyren e reisit. Urdhëri mund të nxirret nga “zyrja” por fitri vidhet në terren, përgjatë rrugës deri sa të dorëzohet në ZYRE

Shkruan Fehmi Memeti

Po flitet për një “strategji” shumë djallëzore në grumbullimin sa më të efektshëm të fitrit dhe zeqatit. Parulla është: “Tani e dëbuam njeriun që na i vidhte fitrat, jepni sa më shumë se nuk ka kush t’i vjedhë më”!

“Myhybët” e Shaqir Fetait dhe të “paraleles” së Stanko Dragoviqit, po përhapin propagandë se fitrat na i paskësh vjedhë ish-reisi, Sulejman ef. Rexhepi, ndërsa trimi, Shaqir Fetai, i cili arriti ta largojë “hajnin”, e meriton një respekt më të gjërë i cili duhet të shprehet përmes dhënies masovike të fitrit në BFI!

Po si na i paska vjedhur fitrat Sulejman ef. Rexhepi? Kur doli ai që t’i mbledhë, kur pati takim me imamët dhe ju tha, fitrat që do t’i mbledhni t’m’i dorëzoni mua në dorë! Me cilin nëpunës myftinie, mbledhës të taksave fetare, pati takim të fshehtë apo marrëveshje interne për t’ia dorëzuar pikërisht Sulejman Rexhepit çdo gjë që do të mbledhin nga xhemati!

Me sa e dimë, Bashkësia Fetare Islame ka pasur rregullore financiare, të cilën e kanë miratuar me aklamacion, të gjithë anëtarët e Rijasetit, përfshirë këtu sidomos myftinjtë dhe komisionet e myftinive të cilët kanë qenë të angazhuar për dorëzimin e financave të grumbulluara nga fitri, zeqati e kontributet vullnetare, në arkën qendrore të BFI-së.

Le të supozojmë se përqindja ka qenë në raport përkatësisht 70 për qind në BFI dhe 30 për qind në Myftini! Të gjitha të hyrat financiare në organet e BFI-së, me automatizëm 70 për qind dorëzohen në arkën qendrore të BFI-së, prej nga pastaj mbulohen të gjitha shpenzimet për zhvillimin e jetës fetare islame, konkretisht, për mirëmbajtjen e Medresesë “Isa Beu” si dhe të FSHI-së!

Tani, ky 70 për qindëshi i dorëzuar (!!!) te ish-reisi Sulejman ef. Rexhepi, po shihet se ku qenka shpenzuar: në mirëmbajtjen e medresesë, në furrnizimin e guzhinës së kësaj Medrese, në mirëmbajtjen e Konviktit të Medresesë (zëvendësim të krevateve të amortizuar, në blerje të batanieve, të qershavëve, të nënkresave, pagim të dritave, nxemjes, ujit etj.), në pagimin e rrogave të mbi 170 profesorëve, në mirëmbajtjen e Fakultetit të Shkencave Islame, në organizimin e eventeve fetare islame, në mbulimin e botimit të revistës “Hena e Re”, ashtu edhe të literaturës fetare islame!

Po myftinitë me atë 30 për qindëshin që e mbanin për vete – le të na tregojnë sa i kanë ndarë imamëvr dhe sa e kanë mbajtur për vete! Si i kanë shpenzuar të hyrat e grumbulluara nga djersa e myslimanëve të vendit. Vetëm mos të na tregojnë se si i kanë blerë veturat lluksoze, se si i kanë shtruar oborret gjigante me bekatonka, mos të na tregojnë se si kanë ngritur shtëpi dy-tri katëshe, si kanëvndërtuar vila nëpër male, mos të na tregojnë se si i kanë shkolluar fëmijët nëpër qendra të ndryshme ndërkombëtare, sepse, të gjitha këto nuk arrihen me një rrogë modeste të myftiut, referentit etj.!

Dhe, poligon për ta përhapur këtë propagandë e paskan gjetur pikërisht Myftininë e Kumanovës, (duke e planifikuar edhe atë të Gostivarit, Dibrës, Kërçovës, Strugës, Ohrit dhe Prilepit) sepse, pikërisht në këtë Myftini janë gjetur gjurmët e vjedhjes ashiqare të takave fetare islame. Në këtë Myftini u kapën blloqet fallce të vërtetimeve “arka pranon”,  të botuara (dihet edhe shtypshkronja se ku janë botuar!), blloqe paralele, me numra serikë të njëjtë me ato të “arka pranon” të botuar nga Rijaseti i BFI-së! Në vend se t’i shpërndanin ato “arka pranon” nga blloqet e BFI-së dhe të dihej numri i sakë dhe sasia e fitrit të dorëzuar, referentët e Myftinisë së Kumanovës, me dijeni të Myftiut shpërndanin “arka pranon” nga ato që i kishin botuar vetë. Natyrisht, kjo pjesë e fitrit futej nëpër xhepat e tyre ndërsa në BFI dorëzohej një sasi dëshpëruese e cila vetëm për të vjedhur nuk të jepte mundësi!

Pra, fitri dhe zeqati i Myslimanëve vidhej rrugës për në arkën qendrore që ruhet tri katër zyre larg zyres së reisit.

Të gjithë kumanovarët janë të befasuar nga pasuria e arritur të nëpunësve aktual të Myftinisë së Kumanovësë! Ku përfunduan fitri, zeqati, qeratë nga vakëfet, kontributet vullnetare ndërsa, BFI-ja e Shaqir Fetai të bëhet për ndihma nga buxheti i pushtetit! Sulejman Rexhepi viteve të fundit, pa ndarë e përsëriste porosinë e mikut të tij, ambasadorit amerikan që, në asnjë mënyrë mos të lejojnë që BFI-ja të subvencionohet nga buxheti i shtetit. Kurrë!

Edhe diçka! Pas miratimit nga Rijaseti të rregullores financiare të BFI-së, Sulejman ef. Rexhepi formoi komisione dhe, bashkë me ta nisi të dalë në terren, të inspektojë gjendjen financiare të çdo myftinie si dhe të institucioneve arsimore të BFI-së! Në Rijaset asnjëherë nuk pati vërejtje gjatë debateve mbi rapotet vjetore dhe raporte e llogarive përfundimtare të Rijasetit, as se H. Sulejman f. Rexhepi po vjedh! Ndërsa kur ky nisi që t’i inspektojë dhe kur nisi të gjejë keqpërdorime flagrante të financave nga myftinjë të caktuar si dhe nga drejtues të institucioneve e të shërbimeve profesionale të BFI-së, atëherë të gjithë u xhindosën dhe, strehën nisën ta gjejnë nën sqetullat e shërbimeve sekrete policore. Kjo, derisa u grumbulluan të gjithë dhe kërkuan shpëtimin e përbashkët nga zbërthimi diskreditues i mëtejmë që po ua bëntë H. Sulejman ef. Rexhepi. Dhe, zgjidhjen e gjetën në grumbullimin në një, nën ombrellën e shërbimeve intelegjente dhe, me fuqinë e përbashkët për ta dëbuar H. Sulejman ef. Rexhepin, t’ia pamundësojnë inspektimin e më tejmë si dhe zbulimin e tyre nga petku i “devotshmërisë” prej djalli! Ata e dëbuan pa pyetur nëse ai kishte dokumenta, helbete “dosje” për secilin myfti, drejtues të institucioneve apo shërbimeve profesionale të BFI-së!

Akuzuan Sulejman ef. Rexhepin se paskësh shkelur nenin 58 të Kushtetutës, nen ky që nuk mund të shkilet pa përkrahjen dhe mbështetjen e anëtarëve të Rijasetit, përkatësisht, pa mbështetjen e myftinjëve! Nëse këta myftinjë, të njëjtit e kohës së H. Sulejman ef. Rexhepit, ia paskan lejuar, ia paskan mundësuar dhe e paskan motivuar që të vjedhë sa më shumë fitra e zeqat, atëherë, pse të njëjti nuk do ta mbështesin, nuk do ta përkrahin dhe nuk do ta motivojnë edhe Shaqir Fetain për t’i vjedhur fitrat, zeqatet, kontributet vullnetare të myslimanëve të vendit, duke e mësuar edhe si t’i fshehë gjurmët e hajnisë. Shaqir Fetai në të kaluarën ka dëshmuar se është hajn profesional, keqadashës i vakëfit dhe mjeshtër i zhvatjes! Egzistojnë fakte e dokumenta!

Sulejman Rexhepi asnjëherë nuk e pati mundësinë e botimit të blloqeve paralele të dokumentit financiar “arka pranon”, ndërsa këtë mundësi e patën dhe e ushtruan Myftinjtë si dhe nëpunësit e tyre. Prandaj dhe, çdo vit e më pak dorëzoheshin fitra dhe zeqat në BFI, plus pastaj prej asaj të dorëzuarës 30 për qind ngelnin në Myftini! Hajni e shumëfishtë!

Myslimanët e vendit janë shumë të vetëdishëm se, dëbimi i Sulejman Rexhepit dhe vazhdimi i avazit të vjetër i bashkëpunëtorëve të tij të ngelur secili në vend të vet, nuk është zgjidhje, por, vazhdimësi e vjedhjes, e zhvatjes, e punëve antiislame “të myftinisë së Gotivarit me seli në Shkup”! Tani duhet vetëm të gjendet një “kurban” se kush do të jetë fajtori i këtij dështimi! Dikur na paska qenë H. Sulejman ef. Rexhepi, të cilin e përkrahën në çdo veprim, e përgëzuan, e trimëruan dhe i duartroktën deri në urdhërin policor “tërhiquni”! Dëbojeni, tani!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Shkrimi për Dekretin e Sulltan Hamitit për ndalimin e gjuhës shqipe ka dalë nga Greqia dhe Serbia

Shkruan: Arben Llalla “E vërteta e Mitit të Dekretet të Sulltan Abdul…

Kush t’i ndëshkojë “teologët” e falsifikuar

Për studentët e Universitetit të Tetovës, sikundër për mbarë popullatën apo për…