Në Komisionin parlamentar për kulturë, shpesh u loz loja e njëjtë politike “me një të rame dy të vrame”! Së fundmi, shumica etnike parlamentare maqedonase përfitoi pikë politike te ndërkombëtarët ndërsa sërish e provokoi nervozizmin te shqiptarët duke ua nxjerrë në shesh mosnjohuritë mbi mënyrën e zhvillimit dhe avansimit të jetës kulturore në vend. Komisioni në fjalë, veç të tjerash miratoi edhe shënimin e disa përvjetorëve me rëndësi historike e kulturore për shqiptarët e vendit. Jo po na u deshtën nëntë manifestime të tilla, jo po mjaftojnë vetëm pesë, jo po u shpreh diskriminimi kulturor kundër shqiptarëve, jo po partia shqiptare në pushtet paskësh arritur që me këto pesë shënime ta ndërrojë karakterin e shtetit të Maqedonisë prej shtetit monokulturor në atë shumëkulturor!
Këto batuta edhe një herë dëshmuan për diletantizmin kulturor të deputetëve shqiptarë! Disa ditë më vonë, pastaj, do të pasojnë titujt e shkrimeve si dhe deklaratat e deputetëve shqiptarë në Parlament se, Ministria e Kulturës nuk i përfill vendimet e Parlamentit për sa i përket shënimit të përvjetorëve historike e kulturore shqiptare. Nëse nuk përkrahen edhe kësaj radhe këto vendime të Parlamentit të Maqedonisë atëherë ashiqare paskemi të bëjmë me diskriminim kulturor që po e ushtruaka kjo Ministri kundër shqiptarëve të Maqedonisë! Po a do të bie posht ky konstatim i pamohueshem nëse finansohen këta pesë përvejtorë? Mjerim e turp!

Për të vazhduar me leximin, kliko linkun

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

“Organizmi letrar” me nevoja të veçanta

Midis nesh Letërsia shqiptare është një materie e brumosur gjithandej ku flitet…

Letër nga Shkupi / NJË PËRÇMIM INSTITUCIONAL NDAJ LIBRIT

(Si kaloi dita e parë e një nisme institucionale – “Panairi studentor…

Shaqir Fetait i shkuan veshët zhag për toke

Shaqir Fetai, sakaq, me përmirësimin e gabimit trashanik, duke e korrigjuar sintagmën…

Xhemati pa lidhje, pyet gjëra palidhje! Kjo e nervozon Shaqir Fetain (5)

(Shaqir Fetai në vazhdën e një “interviste” në një televizion nacional, veç…

Rozafa Shpuza: E BUKRA DHE E SHËMTUEMJA S’EKZISTOJNË PA NJËNA-TJETRËN

ROZAFA SHPUZA, poete dhe fotografe Rozafa Shpuza është lindur në qytetin e…